E Diel, 1 Nëntor 2026

“Sabah”: “Turqia, kampione e zëmrave”

Gazeta më e madhe turke "Sabah" shkruan "Ne jemi kampion të zemrave". Turku është shumë krenar për ekipin e tij, edhe pse nuk arriti dot në finale, por u largua me meritë pas humbjes 3-2 me Gjermaninë. Gjithsesi, "përralla turke" ishte ndër më të bukurat, teksa vunë në vështirësi të jashtëzakonshme edhe skuadrën favorite për fitimin e Europianit. "Ne e lamë turneun si ekipi që i dha më shumë kolorit kampionatit" - tha Terim. Turqia fitoi 2-1 me Zvicrën, Cekinë (3-2), Kroacinë pas penalltive (1-1 ndeshja) dhe u eliminuan nga Gjermania me një gol të realizuar në minutën e 90-të nga Filip Lahm.
"Unë jam shumë krenar, për skuadrën dhe rezultatet. 70 milionë njerëz dhe zemrat e tyre ishin me ne".
"Ne treguam se ishim skuadra më e mirë e Europianit. Ne i detyruam gjermanët të luanin sipas futbollit tonë", shkruan gazeta "Sabah". "Mos jini të trishtuar- ne fituam" – shkruan gazeta "Hürriyet". Gjithsesi, Fatih Terim nuk do të jetë më trajneri i Turqisë. Futbolli në Turqi po bëhet i rëndësishëm, por dhe sukseset nuk mungojnë. Në Botërorin e vitit 2002 dhe në Euro 2008, Turqia ishte në gjysmëfinale. Tani të gjithë mendojnë Kupën e Botës 2010. Emri më i ri si pasuesi i Fatih Terimit është përfolur Kristof Daum.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›