E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania merr kryesine e radhes te Keshillit te Sigurimit

Ne shkurt 2003 kur Gjermania kryesoi per here te fundit Keshillin e Sigurimit te OKB-se lufta ne Irak ishte ne prag. Ne seanca pjeserisht dramatike ish ministri i Jashtem gjerman Joshka Fisher shprehu shqetesimet e tij ndaj nje sulmi ne Irak. Ne korrik 2011 ka serish kriza nderkombetare te cilat percaktojne axhenden e Keshillit te Sigurimit megjithese ne nje politike nderkombetare me pak te ndezur.

Ne rendin e dites jane themelimi i shtetit te pavarur te Sudanit ne 9 korrik transformimet ne boten arabe dhe situata ne Afganistan. Keto jane vetem disa nga temat e detyrueshme veren ambasadori gjerman ne OKB Peter Wittig i cili do te drejtoje pjesen me te madhe te seancave te Keshillit te Sigurimit.

Me shume mbrojtje per femijet ne konflikte te armatosura

Shume me e vogel eshte hapesira per iniciativa te vete qeverise gjermane. Ajo angazhohet per shembull qe ne te ardhmen sulmet kunder shkollave ne konflikte te armatosura te denohen me sanksione.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Peter Wittig ambasador i Gjermanise ne OKB.

Ne duam te perparojme ne mbrojtjen e te drejtave te femijeve me nje tjeter rezolute ne Keshillin e Sigurimit dhe ajo duhet te miratohet me rastin e vizites se ministrit te Jashtem Westerwelle ne Nju Jork ne 12 dhe 13 korrik - thote ambasadori Wittig.

Roli i rendesishem i presidences se KS

Keshilli i Sigurimit mblidhet thuajse cdo dite nganjehere edhe disa here ne dite. Disa seanca jane te hapura per publikun per shembull kur miratohet nje rezolute. Shpesh pese anetaret e perhershem dhe dhjete anetaret e perkohshem ku ben pjese edhe Gjermania diskutojne me dyer te mbyllura.

Kryesia e Keshillit e cila ne gjuhen e OKB-se quhet presidence nderron cdo muaj sipas rendit alfabetik. Megjithe kohezgjatjen e shkurter presidenca eshte me shume se nje formalitet thote Beate Wagner sekretare e pergjithshme e Shoqerise gjermane per OKB-ne

Eumlshte nje funksion politiko-diplomatik te shohesh se cfare pozicionesh perfaqesohen ne Keshillin e Sigurimit cfare me prezantohet mua si mund te perpiqemi ta drejtojme ne nje sukses kete komunikim ne nje rezolute apo pozicionim. Ky eshte nje funksion i rendesishem.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Irritim tek aleatet- abstenimi i Gjermanise ne rezoluten per Libine cenoi imazhin e vendit ne OKB. Irritim tek aleatet pas abstenimit ne rezoluten per Libine

Moderim ndermjetesim mbajtje e fijeve te komunikimit kjo eshte detyra e presidences. Aftesia diplomatike eshte ne kete kontekst po aq e dobishme sa reputacioni i mire dhe Gjermania e gezon kete reputacion ne OKB. Por imazhi i Gjermanise u cenua disi kur qeveria gjermane ne menyre te papritur abstenoi ne rezoluten per Libine. Aleatet reaguan te irrituar.

Qeveria gjermane nuk e pranon kritiken se ky abstenim e ka dobesuar pozicionin e Gjermanise ne OKB dhe po punon tani me angazhim te vecante per nje rezolute per Sirine e cila nuk ka gjetur ende mbeshtetje te gjere.

Tema e preferuar ndryshimi i klimes

Si teme per te ashtuquajturin debat te hapur i cili zhvillohet tradicionalisht gjate cdo presidence Gjermania ka zgjedhur ndryshimin e klimes. Do te diskutohet per pasojat ne politiken e sigurise thote ambasadori i Gjermanise ne OKB Peter Wittig

Fjalet kyce jane ngritja e nivelit te detit dhe zhdukja e shteteve te tera. Per Kombet e Bashkuara me 192 anetare eshte natyrtisht nje risi qe disa shtete ndoshta do te zhduken.

Tema vertet nuk eshte krejt e re por pershtatet shume mire me profilin e Gjermanise e cila ne OKB konsiderohet si vend pararoje ne mbrojtjen e mjedisit dhe klimes.

Autor Nina Werkhaumluser / E. Xhani

RedaktoiEsat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›