E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania miraton fondin evropian të shpëtimit

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë miratoi sot fondin e ri të përhershëm të shpëtimit të Evropës.

Gjykata vendosi qe Gjermania ti bashkohet Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, një fond i ri i përhershëm shpëtimi në vlerë prej 500 miliardë eurosh për 17 shtetet që përdorin monedhën euro.

Vendimi gjithashtu mund të ndikojë në politikën e re të Bankës Qendorore Evropiane të për blerjen e obligacioneve, që ka për qëllim uljen e kostos së huamarrjes për vendet e ngarkuara me borxhe si Spanja dhe Italia.

Ndërkohë, Komisioni Evropian pritet të zbulojë një propozim për t’i dhënë BQE-së fuqi që të mbikëqyrë të gjitha bankat në eurozonë.

Propozimi synon zgjidhjen e krizës së borxhit brenda eurozonës. Gjermania ka argumentuar se Banka Qendrore Evropiane duhet të përqëndrohet vetëm në bankat më të mëdha të kontinentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›