E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia në themel është një vend oriental

Ish- kancelari gjerman, Helmut Schmidt dhe ish- presidenti francez, Valery Giscard dEstaing ishin dy nga arkitektët kryesore të Bashkimit Europian.

Në një intervistë për Spiegel, ata flasin për krizën në eurozonë, si dy njerëz që kanë kaluar një seri krizash.

Pyetja e parë e gazetarit i provokon dy miqtë e moshuar. Gazetari i pyet se a kanë frikë se ata do të jetojnë që të shohin rënien e euros. Ata thonë se natyrisht që euro do jetojë edhe shumë kohë pas tyre.

Të dy burrat e shtetit thonë se gabimi është bërë kur u pranuan 17 vende në eurozonë. Madje ish- presidenti francez shkon më larg kur thotë se Greqia është një vend, që në themel është oriental.

Që të jem thellësisht i sinqertë, ka qenë një gabim që të pranoje Greqinë. Greqia thjesht nuk ishte gati. Greqia në themel është një vend oriental. Helmut, e mbaj mend që ti ishe skeptik për Greqinë, për ta pranuar në Komunitetin Europian. Ti ishe më i zgjuar se unë. Eurogrupi nuk duhet lejuar që të zgjerohet pa fund, thotë Giscard dEstaing.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›