E Diel, 1 Nëntor 2026

UPDATE- Njerëzit e LSI brenda Bankers po blejnë Albpetrolin? Ja lidhjet!

Tema

Një kompani e krijuar në vitin 2010, e quajtur Sherwood International Petrolium, e autorizuar nga Bankers, me qendër në Sheq në Fier, dhe me përfaqësues ligjor një shtetas shqiptar, është në pronësi të Abdel Fatah Zaki Badwi, i cili praktikisht është në detyrë funksionale zëvendëspresident i kompanisë Bankers. Badwi është me profesion gjeolog me një përvojë mbi 35 vjet në fushën e kërkimit të naftës dhe është CEO i Bankers në filialin shqiptar.

CEO i Bankers

Kompania bie ne zone OFFSHORE

Kompania e krijuar prej tij, pasi Bankers kishte disa vite në Shqipëri, është bërë pasi Ministria e Ekonomisë e LSI i ka ofruar atij dy vendburime nga më të mirat e naftës në zonën e Patoz Marinzës, në emër të kompanisë së re.
Duke qenë edhe Zëvendësdrejtor i Bankersit, në Bordin e Drejtorave të saj, dhe CEO i Bankers në Shqipëri, dhe po ashtu pronar i një kompanie tjetër nafte në Shqipëri me njerëz të LSI, duket se ky është person kyç influent që lidh LSI me Bankers dhe që po tentojnë të çojnë Albpetrolin në duart e tyre.
Nëse u hedh një sy ekstrakteve të Bankers dhe kompanisë së formuar nga CEO i Bankers dhe njerëz të LSI, shihet qartë se puset që Bankers u ka kërkuar qysh më 2008, u janë dhënë më 2010 – 2011 njësoj në të njëjtën kohë dhe Bankers dhe CEO së Bankers, në kohën që Ministria drejtohej nga LSI.
Kompania e tij le gjurmë në një regjistrim në një zonë offshore në ishujt Cayman Islands me adresë Walker House, 87 Mary Street dhe aktualisht dyshohet se ajo është pjesë e konsorciumit kinez të Hong Kongut, që kanë dhënë shifrën 297 milionë.
Burime të besueshme nga Ministria e Ekonomisë thonë se përmes këtij mekanizmi gara e Bankers-it ka qenë fallco dhe dyshimet janë se në lojë është CEO i Bankers-it në bashkëpunim me njerëz të LSI, dhe me kompani të regjistruara në zona offshore, ku identiteti i kompanisë nuk është i qartë.
Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, shmangu një qëndrim të qartë të qeverisë lidhur me konkurrentët për blerjen e Albpetrol, duke theksuar se gjithçka është në fazën e shqyrtimit të dokumenteve. Pas mungesës së transparencës për konsorciumin e 850 milion dollarëve dhe mungesën e garancisë bankare të plotë për Bankers, duket se në lojë po rifutet sërish kompania kineze e regjistruar në Hong Kong, për të cilin u fol qysh në fillim se kishte shanse të ishte fituese pasi kishte mbështetjen e qeverisë.
Haxhinasto nga ana e tij u përpoq ta shmangte marrjen e një qëndrimi duke theksuar se janë në fazën e administrimit të ofertave. Nuk duhet të merremi me përfolje. Duhet të shikojmë, të ndjekim procesin, i cili është krejtësisht ligjor, krejtësisht transparent. Ju keni parë që janë administruar ofertat e dhëna nga kompanitë. Është periudhë verifikimi dokumentacionesh dhe shumë shpejt do të kemi vendimin përfundimtar të komisionit përsa i takon ofertave që janë paraqitur për privatizimin e Albpetrolit, tha Hasxhinasto gjatë inspektimit të punimeve në Ashtë.
 Burime nga Ministria e Ekonomisë thonë se konsorciumi i quajtur kinez me qendër në Hong Kong Win Business, ka dhënë një ofertë prej 297 milion dhe ka depozituar në mënyrë të rregullt garancinë bankare. Gjurma që lë kompania e CEO së Bankers-it me njerëz të LSI në Tiranë në një zonë offshore, dhe lobimi i fortë i Ilir Metës për këtë kompani, kanë rritur sigurinë se pas ofertës së Hong Kongut qëndron kjo lidhje.
Bankers Petrolium, e cila është e vetmja kompani që punon me naftën shqiptare, është ngushtësisht e lidhur në terren me njerëzit e LSI, biles drejtues të lartë të saj, disa prej të cilave kanë kontrata prej miliona euro si nënkontraktore me të.

Bankers ka importuar naftë më shumë se ka harxhuar?

Një burim nga dega e Tatim Taksave në Fier i ka shkruar sot gazetës Tema, duke dëshmuar se nga kontrolli që kanë bërë kohë më parë në Bankers, ka rezultuar se kompania ka importuar naftë për nevojat e veta më shumë se sa ka nevojë. Kontrolli ka përgatitur një gjobë dhjetë milion euro, sipas kësaj dëshmie, dhe kallëzim në prokurorinë e Fierit. Prokurori i Fierit duket se e ka mbyllur çështjen në heshtje dhe ende nuk ka informacion çfarë bëhet me kontrollin e bërë nga sektori VIP për këtë kompani, lidhur me importin e naftës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›