E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja dhe Shaqiri NDESHKOJNE Shqipërinë

Shaqiri shenon golin

Mbrojtja dhe shqiptari Xherdan Shaqiri ndëshkojnë Shqipërinë në ndeshjen përballë Zvicrës. Në një ndeshje që pritej të ishte e tensionuar për lojtarët me origjinë shqiptare të Zvicrës, ka rezultuar më së shumti e tensionuar për lojtarët e kombëtares tonë, sidomos mbrojtësit. Cana dhe Mavraj i kanë dhuruar golin e parë Zvicrës, duke qenë se kanë gabuar në minutën e 22, duke nxjerrë Shaqirin të vetëm përballë Ujkanit, duke shënuar. Edhe goli i dytë është shënuar pas një gabimi të Dallkut në mbrojtje, që ka shkaktuar një penallti, e cila është kthyer në gol nga Inler.

Duhet thënë se Shqipëria ka zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë, duke u ndëshkuar në gabimin e vetëm. Edhe pjesën e dytë, pavarësisht se ritmi ka rënë, Shqipëria ka pasur një sërë rastesh të mirë.

Ashtu siç pritej, stadiumi në Lucernë ka qenë I mbushur me shumë shqiptarë, të cilët kanë fishkëllyer në çdo moment futbollistët me origjinë shqiptare të Zvicrës. Tre prej tyre, Behrami, Xhaka dhe Shaqiri u aktivizuan që nga fillimi, ndërsa Xhemaili dhe Memhmedi hynë në lojë si zëvendësues.

Në ndeshjet e tjera në grup, Islanda ka fituar 1-0 ndaj Qipros ndërsa Norvegjia 2-1 ndaj Sllovenisë.

Grupi udhëhiqet nga Zvicra me 6 pikë të plota, e ndjekur nga Shqipëria, Norvegjia, Qipro dhe Islanda me tre pikë dhe Sllovenia me 0 pikë.

Ndeshja minutë pas minute

17 Një gjuajtje e shkëlqyer e Alban Mehës nga rreth 25 metra, por portieri kundërshtar grushton me vështirësi, duke e nxjerrë topin në korne.

22 Xherdan Shaqiri shënon pas një gabimi të mbrojtjes shqiptare.

27 Një top i bukur në zonë i Alban Mehës për Bogdanin, por gjyqtari ka dhënë faull për Zvicrën.

29 Gjuajtje e fuqishme nga Ervin Bulku, por grushton portieri vendas.

31 Valon Behrami ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Alban Mehës.

35 Krosim i Mehës pas një goditje dënimi, por Cana godet mbi portë me kokë.

37 Një gjuajtje e shkëlqyer e Granit Xhakës, por topi përfundon ngjitur me shtyllën.

45 Mbyllet pjesa e parë pa asnjë minutë shtesë.

54 Vila kroson nga krahu i djathtë, por pret portieri vendas.

55 Zëvendësim tek Shqipëria. Largohen Vila dhe Bogdani, për tu futur Roshi dhe Edgar Çani.

66 Shaqiri godet dhe topi pritet nga Ujkani. Topi kthehet dhe Dallku shkakton një penallti të dyshimtë.

68 Gokhan Inler shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

70 Roshi kroson nga krahu i djathtë, por pret portieri vendas.

72 Zëvendësimi i fundit tek Shqipëria. Largohet Kukeli, në lojë hyn Hyka.

73 Zëvendësim tek Zvicra, largohet mes vërshëllimave të tifozëve shqiptarë Valon Behrami, për ti lënë vendin Blerim Xhemailit.

77 Gjuajtje e fuqishme e Roshit nga krahu i majtë, por topi përfundon mbi traversë.

78 Zëvendësim tek Zvicra, largohet Stoker për ti lënë vend Admir Mehmedit.

79 Gjuajtje e fuqishme nga Lorik Cana nga rreth 25 metra, por pret portieri.

81 Admir Mehmedi përballë Ujkanit për pak shënon golin e tretë për zvicerianët, por grushton portieri shqiptar.

84 Xhaka fal Shqipërinë, ndërsa përballë Ujkanit i ka shpëtuar topi nga këmbët.

86 Dy gjuajtje radhazi të rrezikshme të Agollit dhe Bulut, por në rastin e parë grushton portieri, ndërsa në të dytin topi del jashtë.

90 Krosim i Agollit nga e majta, por topi i gjuajtur nga Lila përfundon jashtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›