E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania mori kryesimin e Këshillit të Sigurimit

Republika Federale e Gjermanisë për një muaj do të drejtojë kryesinë e Këshillit të Sigurimit.

“Gjatë këtij rotacioni do të përpiqem të ndërmarr iniciativa për izolimin e mëtejshëm të regjimit të Assadit në Siri”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, në kuadër të një vizite në Hong Kong.

Njëkohësisht ai tërhoqi vëmendjen se edhe gjatë konferencës së vendeve të pa-inkuadruara në blloqe, që i zhvilloi punimet në Teheran, doli në pah se „po avancon gjithnjë e më shumë“ izolimi i regjimit të Bashar al-Assadit. Westerwelle përshëndeti faktin që presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi, iu adresua me porosi të qartë Assadit.

Më 1 shtator nisi punën edhe i dërguari i ri i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Lakhdar Brahimi.

Ndryshe nga paraardhësi i tij Kofi Annan, i cili e ka selinë në Gjenevë, diplomati algjerian në të ardhmen do të jetojë në New York.

Atje ai shpreson që të mund ta verë në lëvizje Këshillin e Sigurimit, i cili është i përçarë lidhur me përcaktimin e një plani të përbashkët për t’i dhënë fund dhunës në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›