E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja e të Pa-inkuadruarve mbështet Iranin

Lëvizja e të Pa-inkuadruarve, që mbledh 120 shtete, ka përfunduar takimin në Teheran me një deklaratë që mbështet të drejtën e Iranit për përdorimin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore.

Deklarata vjen një ditë pasi Agjencia për Energji Bërthamore e OKB-së e akuzoi Iranin për bllokimin e një hetimi në zonën ushtarake në juglindje të Teheranit, Parçinit, që dyshohet se është përdorur për teste bërthamore.

Më herët, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamnei, tha se vendet në zhvillim kanë më shumë të drejtë sesa Perëndimi apo Kombet e Bashkuara që të zgjidhin luftën civile të Sirisë.

Shumë vende të Lëvizjes, në veçanti ato me shumicë myslimane sunite, janë simpatizuese apo i mbështesin kryengritësit.

Të enjten, presidenti egjiptian, Mohamed Morsi, tha se regjimi “shtypës” i Assadit ka humbur legjitimitetin dhe se bota duhet të mbështesë kryengritësit”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›