E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgaria tërhiqet nga projekti i Rusisë për naftën

Qeveria e Bullgarisë njoftoi sot se është tërhequr nga një projekt për një tubacion nafte të mbështetur nga Rusia.

Ministri bullgar i financave, Simeon Djankov, tha se vendi i tij dëshiron të anulojë pjesëmarrjen në këtë projekt.

Djankov tha se Bullgaria është e përgatitur për të paguar 8.2 milionë dollarë, aq sa i ka borxh Rusisë për tubacionin Transballkanik, që është 51 për qind në pronësi të Rusisë.

Tubacioni Transballkan synon të sjellë naftën në Evropë nga një rrugë që shmang ngushticat e Bosforit.

Vendimi i Bullgarisë është një pengesë e madhe për projektin pasi përfshin transportin e naftës ruse në Detin e Zi përmes portit të Bullgarisë Burgas dhe transportimin më pas në  një tubacion në Greqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›