E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania paralajmeron popullaten te mos konsumoje kastraveca sallate jeshile dhe domate

Gjermania thote se numri i njerezve te semure nga bakteria Ekoli ne ate vend po rritet me shpejtesi. Nga 373 te infektuar qe ishin dje numri ka arritur sot ne 470. Origjina e kesaj bakterie ende nuk eshte konfimruar. Organizata Boterore e Shendetesise thote se pervec Gjermanise dhe Suedise raste infektimi jane njoftuar np shtate vende te tjera te Evropes.Zyrtaret spanjolle po perpiqen te ulin zerat ne lidhje me epidemine e bakteries se E.kolit qe mendohet se vjen nga kastravecat e prodhuar ne Spanje.

Klara Agilera eshte sekretare e bujqesise per rajonin e Andaluzise.

Nuk mund te krijohet nje alarm i tille pa patur te dhena te besueshme te cilat une kembengul qe nuk i kemi as ne as Gjermania as Bashkimi Europian.

Zyrtare te Bashkimit Europian kane deklaruar se autoritetet gjermane kane identifikuar kastraveca nga Almeria e Malaga si burimet e mundshme te ndotjes . Nderkohe qe dhe nje bakterie tjeter nga Hollanda ose Danimarka eshte duke u hetuar si nje burim i mundshem i perhapjes se semundjes vdekjeprurese.

Ne Gjermani ministria e shendetesise deklaroi se ende mbetet ne fuqi paralajmerimi per popullaten qe mos te konsumoje kastraveca sallate jeshile ose domate si burime te epidemise se bakteries vdekjeprurese.

Deri tani prej tij kane humbur jeten te pakten 16 persona. Te marten u shenua rasti  i pare i vdekjes se nje personi nga E. Koli jashte Gjermanise. Ajo ishte nje grua 50 vjece nga Suedia se ciles iu shfaqen shenjat e epidemise mbas nje udhetimi ne Gjermani. Zona me raste me te shumta te njerezve te prekur nga virusi E Koli eshte ne veriperendim te Gjermanise. Autoritet gjermane kane dhene urdhrer qe te ndalet menjehere importimi i kastravecave nga Spanja si dhe te merret parasysh pretendimi i Spanjes se infektimi mund te ndodhe gjate transportimit te perimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›