E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania përgatit për herë të parë Imamë në universitetet e saj

OSNABRÜCK - Gjermania, ku islami është bërë besimi i tretë fetar, do të përgatisë për herë të parë këtë vit imamë në universitete, veçanërisht në Osnabrück ku predikuesit vazhdojnë tashmë të arsimohen.

Që prej krijimit në të ardhmen të këtij universiteti në veriperëndim të Gjermanisë, një master pesë vjeçar do t'i mundësojë 25 të rinjve myslimanë të bëhen imams në xhami, profesorë besimesh fetare apo studiues të teologjisë islamike.

Për herë të parë në një vend që numëron katë milionë myslimanë, 45 për qind e të cilëve me kombësi gjermane dhe ku integrimi i imigrantëve, pjesa më e madhe turq, mbetet i vështirë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkon të favorizojë një islam "made in Germany".

"Gjenerata ime është rritur këtu, Gjermania është atdheu ynë", thekson përfaqësuesi i këtij cikli të ri studimesh, Bülent Ucar, një gjerman mysliman me origjinë turke 35 vjeç.

"Nëse feja jonë nuk i përket këtij vendi, kjo nënkupton se ne jemi gjithashtu të huaj'', shtoi ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›