E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me thika në gjimnazin e Kasharit,1 i plagosur

Një sherr mes nxënësve të një gjimnazi ka degjeneruar deri në përdorimin e thikave.
 

Ngjarja e rëndë është shënuar brenda ambjenteve të gjimnazit në zonën e Kasharit në periferi të kryeqytetit ku si pasojë e një sherri mes disa nxënësve është plagosur një adoleshent.
 

Menjëherë i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
 

Ndërkohë policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të saj
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›