Çmimet kërcënuese, nafta shkon drejt 200 l/litër
Tiranë- Ekonomia globale po kërcënohet nga një tjetër goditje që pak kush e priste. Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Lagard, paralajmëroi dy ditë më parë se përveç krizës së borxheve tani ekonomia botërore rrezikohet edhe nga rritja e çmimit të naftës, që po shkaktohet nga tensionet në Iran, por edhe rritja e kërkesës për shkak të dimrit të ashpër. Gjatë shkurtit çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare është rritur me gati 10.3 përqind, dhe vetëm ditët e fundit çmimi ka nisur të ulet.
Këto lëvizje të tregjet ndërkombëtare, janë pasqyruar me shpejtësi edhe në tregun vendas. Në disa pika me pakicë të kryeqytetit një litër benzinë tregtohet me 193 lekë, ndërsa për naftën çmimi varion nga 184 deri në186 lekë. Krahasuar me fillimin e vitit çmimi i karburanteve për qytetarët është rritur me 7-8 lekë për litër. Kjo rritje çmimesh ka prekur jo pak edhe pordhimin vendas. Sinjalet e para të rënies së prodhimit vijnë nga sektori i bujqesise, veçanerisht prodhimi ne sera që përdorin lëndë djegese për ngrohje dhe nga industria e ndërtimit veçanërisht ajo e prodhimit të çimentos ku çmimi i lartë ka rritur kostot e prodhimit.
Por përveçse shkaqeve që vijnë nga jashtë, çmimi i karburantit ne tregun vendas lidhet ngushtesisht edhe me faktore te brendshm. Rritja e akcizes së karburantit dhe ndryshimi i taksës për automjete që është transferuar në shitjen e karburantit kanë qenë dy arsye shtesë që ndikojnë në rritjen e çmimit. Importuesit perveç rritjes së çmimit në tregun ndërkombëtar fajsojnë edhe tarifat e larta të magazinimit pranë depozitave portuale. Sipas tyre pjesa më madhe e çmimit përcakohet nga taksat dhe fare pak shkon si pjesë fitimi për kompanitë e shitjes së karburantit. Kjo rritje e çmimit të naftës në këto nivele sikundër pralajmëron edhe FMN do të ketë jo më pak efekte negative në ritjen e inflacionit dhe tkurrjen e konsumit të bredshëm, që është sot edhe thembra e Akilit për ringritjen ekonomise.
Kur INSTAT mati rezultatet e inflacionit në janar te këtij viti, vërejti se vetëm nga rritja 1.8 përqind e çmimti të naftës dhe 1 përqind e çmimit të benzinës, pati një efekt në transport me 1. 3 përqind më shumë.
Shkrime të tjera me interes:
- Rriten çmimet e karburantëve me 5 lekë për litër Tiranë- Çmimet e karburantëve shënuan sërish rritje në ditët e...
- Festat e fundvitit- Ushqimet, rriten çmimet në tregje Tiranë- Ashtu si çdo fundvit tjetër, edhe këtë herë afrimi...
- Tiranë- Çmimet e biletave, Bashkia: Nuk do të ketë asnjë rritje arbitrare dhe të njëanshme Tiranë- Çmimet e biletave të linjave urbane në kryeqytet nuk...