E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa Benedikti i XVI hap profil në Twitter

TIRANE-Anëtarët e Twitter kanë mbetur plotësisht konfuzë kur kanë mësuar se i riu mes radhëve të tyre është vetë Papa Benedikti i XVI. Llogaria e hapur është @Pope2YouVatican.

Llogaria nuk është menaxhuar nga Papa vetë, por nga Këshilli Papnor për Komunikimin Social që do të përdorin adresën në emër të Papës në Twitter për informuar njerëzit me tema, mesazhe fetare, fjalime apo dhe me dokumente.

Megjithatë, kjo nuk ka kaluar lehtë nga kritikët të cilëve u duket e habitshme sesi u përzgjodh emërtimi i Papës për këtë qëllim.

Emri që tingëllon robotik është i njohur dhe në Facebook, ku aplikuesi me të njëjtin emërtim është në funksion në këtë rrjet social prej vitit 2009.

Kritikët sugjerojnë që Papa të përdorë një emër më të thjeshtë, si “Unë jam Papa” ose “PapaBendedict16,".

Gjithsesi, për 40 ditë ‘Papa’ në Twitter do të ndajë mesazhe në gjuhë të ndryshme, si në anglisht, spanjisht dhe gjermanish nga llogaria e tij në Twitter.

Por, Benedikti i XVI është tepër i interesuar për risitë në teknologji. Në muajin Dhjetor, Shenjtëria e tij ndezi pemën e madhe të Krishtlindjeve me një kompjuter Android-Sony.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›