E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania preket nga planet e NATO-s per kursime

NATO-ja synon qe ceshtja e sigurise ne Afganistan te kaloje sa me pare ne duart e afganeve. Vendet qe kane ushtaret e tyre ne misionin ISAF kane gjithnje e me shume veshtiresi te brendshme politike. Nderkohe qe si problem i madh paraqiten edhe kursimet e domosdoshme. Edhe ministri gjerman i Mbrojtjes Thomas de Maiziegravere mbeshtete planet per terheqje.

bdquoQendrimi jone nuk ka ndryshuar ne duam qe misionin tone ne Afganistan te perfundojme deri ne vitin 2014. Ne Afganistan me pas do te kete nje prezence tjeter sepse Afganistanin nuk do ta leme te vetmuar. Per Gjermanine mbetet ne fuqi edhe vendimi qe terheqja te filloje ne fund te ketij viti apo ne fillim te vitit tjeter. Por gjithmone duke pasur parasyshe edhe gjendjen aktuale ne kete vend tha ai. Bildunterschrift

Ministrat shpresojne qe trupat amerikane te mos terhiqen shpejt

De Maiziegravere dhe disa kolege te tij megjithate kerkojne qe terheqja te mos jete e pershpejtuar ne vecanti e amerikaneve te cilet kane kontigjentin me te madh atje. Sekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen mendon se kjo frike eshte e pabaze.

bdquoNuk do te kete ndonje ikje pa krye. Kjo eshte konfirmuar edhe sot. Perkundrazi partneret ne ISAF duan te perfundojne obligimet e tyre ne kete vend. Terheqja do te diktohet jo nga afatet kohore por nga nevojat ne kete vend pohon ai.

Ministri amerikan i Mbrojtjes Robert Gates premtoi se vendi i tij nuk do te ngutet me terheqje nga Afganistani. Por ai nuk u permbajt pa hedhur gure ne drejtim te qendrimit te disa vendeve ndaj Libise ku deri tani jane angazhuar vetem gjysma e vendeve te NATO-s. Gates mendon se Franca dhe Britania e Madhe kane nevoje per ndihma ne kete mision.

Amerikanet e pakenaqur Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gates i paknaqur

bdquoNe do te jemi se bashku me partneret tane deri ne fund dhe besoj se do tia dalim. Por shtrohet pyetja pse vendet qe kane mundesi nuk po ndihmojne ne kete mision tha ai.

Gates mendon ketu edhe per Gjermanine. Ministri de Maiziegravere perseriti se Berlini nuk do te marre pjese ne kete mision por nuk perjashtoi mundesine qe pas Gaddafit te marre pjese ne ndonje mision ushtarak me mandatin e OKB-se. Ai shpreson se do te gjendet ndonje zgjidhje politike. Ne rast te kundert duhet shqyrtuar te gjitha mundesite tjera.

De Maiziegravere konfirmoi se Gjermania do te preket nga planet e NATO-s per kursime. Pa pune do te mbeten qindra njerez ne komanden ne Heidelberg ndersa komanda ne Ramstein do te mbetet e paprekur. Megjithate de Maiziegravere foli me fjale pozitive per reformat e parashikuara.

bdquoUnifikimi i struktures komanduese te NATO-s eshte nje sukses i madh. Do te hiqen shtabe dhe qendra komanduese dhe do te largohen njerez nga puna por aftesia komanduese do te rritet. Gjera te ngjashme kemi bere edhe ne ne Budesver qe eshte nje kontribut shume i madh.

Me kete duket se ai po pergatite opinionin edhe per mbylljen e disa qendrave te Bundesverit ne Gjermani.

Autor Christoph Hasselbach /Bahri Cani

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›