Gjermania shpëton eurozonën nga recesioni

Kriza në eurozonë, foto arkiv
Zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, thotë se eurozona ka shënuar një rritje zero në tre muajt e parë të këtij viti, duke e shmangur recesionin.
Analistët kishin parashikuar një rënie prej 0.2% në ekonominë e 17 vendeve anëtare të eurozonës në periudhën janar mars, pas tkurrjes 0.3% në tremujorin e fundit të vitit 2011.
Megjithatë, rezultatet e publikuara sot tregojnë se Gjermania, ekonomia më e madhe evropiane, ka pasur një rritje prej 0.5%, në sajë të eksportit të fuqishëm në tre muajt e parë, duke e ndihmuar kështu eurozonën që të mos zhytet në recesion. /Evropa e Lirë/
Përgatiti: E.L