E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhja e emrit të Maqedonisë, kusht për në NATO-n

Anders Fogh Rasmusen / foto arkiv

Zgjidhja e kontestit të emrit të Maqedonisë mbetet kusht për anëtarësimin e këtij vendi në NATO.

Kjo është ritheksuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, në një intervistë të dhënë për radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, pozicioni i NATO-s ka ngelur i pandryshuar sa i përket anëtarësimit të Maqedonisë dhe  ndryshimi do të ndodhë pas gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme midis Athinës dhe Shkupit.

Në vitin 2008 ishte vendosur se ka gatishmëri për të filluar negociatat paraqasëse, por me një kusht që Greqia dhe Maqedonia të mbërrijnë tek një zgjidhje e pranueshme për problemin e emrit.

Por, fatkeqësisht, nuk ka pasur përparime në këtë drejtim, kështu  që, vendimi që kemi sjellë para katër viteve vazhdon të jetë i vlefshëm, ka deklaruar Rasmusen. Deklarata e tij vjen vetëm një javë para mbajtjes së Samitit të NATO-s në Çikago të SHBA-ve. / INA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›