E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho ia “fal” La Ligan Barcelonës

Eshtë e ndaluar të tërhiqemi tani, mungon gati gjysma e kampionatit dhe do të duhet të përballemi me Barcelonën në shtëpi”. Ky është mesazhi që Jose Mourinho i ka dërguar skuadrës së tij pas humbjes të së dielës në shtëpinë e Osasunës.
Por sipas "AS", Mourinho javën e kaluar u kishte thënë lojtarëve të tij: "Me 0, 2 ose 5 pikë disavantazh, La Liga mbetet e hapur, me 10 pikë ose më shumë kampionati është i përfunduar”.
 

Dhe, tani Reali është -7 larg Barcelonës dhe e shikon veten në luftë me një Barcelonë që arrin rekordin e “Merengues”-ve të Alfredo di Stefanos, me 15 fitore radhazi. Pra, të mendosh një gjë të tillë duket jologjike. Portugezi është prezantuar në konferencën për shtyp, duke kërkuar të individualizojë motivet e humbjes së “Pamplona” dhe ka tentuar të mbrojë skuadrën e tij.
“Në muajin janar kemi luajtur shumë ndeshje, 9. Reali së fundmi është kualifikuar në Kupën e Mbretit dhe në Champions League, lojtarët janë ambientuar të luajnë çdo tri ditë. Përveç të tjerave, po paguajmë mungesën e Pepes, me të skuadra luan më mirë”. Mourinho ka refuzuar edhe kritikat e shtypit, i cili konteston lëvizjet në repartin difensiv:
 

“E vërteta është se më kritikojnë për gjithçka, për zgjedhjet, për ndërrimet, për gjithçka”. Për Mourinhon është herët për të dhënë gjykime, La Liga nuk ka mbaruar, është ende Kupa e Mbretit dhe Champions League. Të mërkurën në mbrëmje Real do të përballet me Seviljen në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, dhe fitorja 1-0 në transfertë mund të mos jetë e siguruar.
 

“Mungon edhe një ndeshje për të arritur finalen, nuk do të jetë e lehtë, por duam ta fitojmë”, përfundon Mourinho.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›