Kompania e hetuar nga EULEX-i shpallet fitues në tenderë publikë

Prishtinë, 25 gusht - Kompania “Dardafone.net”, e cila në treg prezantohet me emrin komercial “Z-Mobile” është favorizuar në një tender publik nga Organi Shqyrtues i Prokurimit edhe pse është duke u hetuar për korrupsion nga EULEX-i, shkruan sot gazeta Koha Ditore. “Gjykata e tenderëve” ka kontestuar një vendim të Doganave të Kosovës, e cila kishte anuluar një tender ku ishte shpallur fitues “Z-Mobile”, në momentin kur në dyert e kësaj kompanie kishin trokitur hetuesit evropianë. Ky autoritet kontraktues anulimin e tenderit për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile e kishte bërë për shkak se sipas Ligjit të Prokurimit nuk mund të nënshkruhet kontrata me një kompani që është duke u hetuar për korrupsion.
“Zyra e prokurimit të Doganës pas marrjes së informatave për hetimet, të cilat janë duke u zhvilluar kundër ‘Z-Mobile’ ka anuluar tenderin duke u bazuar në nenin 59. a. 1., pika c, të Ligjit të prokurimit publik të Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci. Sipas tij, komisioni për vlerësimin e ofertave ka rekomanduar që fitues të shpallet “Z-Mobile” për shkak se kishte ofruar çmimin më të ulët. Për këtë kjo kompani kishte deponuar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit pasi kishte vlerësuar se tenderi ishte anuluar pas hapjes së ofertave dhe nuk kishte bazë ligjore që Doganat e Kosovës ta bënin një gjë të tillë.
“Aprovohet si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik “Dardafon.net”, nga Prishtina e datës 28.07, lidhur me aktivitetin e prokurimit për tenderin ‘Shërbimet e telefonisë mobile’ të iniciuar nga Doganat e Kosovës”, thuhet në vendimin e “Gjykatës së tenderëve”, të datës 18 gusht të këtij viti.
Sipas OSHP-së, mosrespektimi i këtij vendimi detyron panelin shqyrtues që konform dispozitave të Ligjit të Prokurimit Publik të ndërmarrë të gjitha masat ndaj të gjithë zyrtarëve përgjegjës, të cilët nuk respektojnë vendimin dhe urdhrin e panelit shqyrtues të paraparë me këtë ligj. Organi Shqyrtues i Prokurimit kishte konstatuar se anulimi ishte bërë pa kurrfarë baze ligjore. Të njëjtin e kishte dhënë edhe “Z-Mobile” në ankesën e saj.
Për vendimin e tij OSHP-ja e ka njoftuar edhe Zyrën e Prokurimit të Doganave.
“Sot (e martë )Dogana e Kosovës ka pranuar vendimin nga OSHP-ja ku vendimi i Doganës për anulimin e tenderit të telefonisë mobile është anuluar dhe OSHP-ja ka kërkuar të vazhdohet me procedurat e parapara të LPP-së”, ka deklaruar Stavileci.
Ndërsa sa i përket lejimit që i është bërë kompanisë “Dardafone” që të jetë pjesë e tenderëve, zyrtarët e Doganave theksojnë se drejtuesve të saj ia kanë kërkuar licencat e lëshuara nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit.
“Në procesin e tenderimit Dogana ka kërkuar licencat e lëshuara nga ART (për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile), çmimet dhe specifikat e tjera sipas ligjit”, ka thënë Stavileci, duke shtuar se sipas Ligjit të prokurimit pas shpalljes se fituesit kompania fituese duhet të sjellë këtë certifikatë që nuk është nën hetime në afat të caktuar. Sipas tij Dogana nuk e kishte shpallur zyrtarisht fituesin, por procesi kishte shkuar deri në rekomandimin e komisionit vlerësues për ta shpallur fitues kompaninë “Z-Mobile”, e cila është pronë e “Dardafone.net”.
Në anën tjetër, zyrtarët e kësaj kompanie private kanë deklaruar se Doganave të Kosovës u kanë ofruar një dëshmi nga Gjykata Ekonomike e cila dëshmon se kjo kompani nuk bie ndesh me ligjin.
“Kjo dëshmi vërteton se nuk jemi kompani e falimentuar dhe që nuk kemi konteste”, ka thënë Valon Basha nga Zyra ligjore e operatorit virtual “Z-Mobile”. Sipas tij, Doganat nuk ia kanë kërkuar asnjë dokument që kjo kompani nuk hetohet për vepra penale.
Ndërkaq drejtuesit e OSHP-së nuk janë prononcuar lidhur me kontestin. Kreu i saj Hysni Hoxha, sipas zyrtarëve të OSHP-së, ishte i zënë me takime, ndërkohë që nuk u është përgjigjur as thirrjeve të gazetës gjatë ditës së martë.
‘Dardafon.net” është duke u hetuar nga EULEX-i për nënshkrimin e një marrëveshjeje me korporatën e Postë-Telekomit për angazhimin e saj si operator virtual. Hetuesit evropianë para disa muajsh kishin bastisur banesat e pronarëve të kësaj korporate private.