E Diel, 1 Nëntor 2026

Austri, qëllon me armë në kokë të birin

Babai 40-vjeçar më pas u gjet i vdekur në një makinë anës autostradës. “Der Standard” thotë se sipas të gjitha gjasave ai ka qëlluar veten  pasi ishe larguar nga shkolla në Sankt Poelten, në perëndim të Vjenës.

Burri raportohet se nxori të bijën dhe të birin nga klasat dhe shkoi në dhomën e gardërobës ku e qëlloi të birin në kokë. Ndërhyrja e shpejtë e ambulancave ka bërë që djali i vogël, mosha ekzakte e të cilit nuk jepet,  të mbetet në jetë. Ai tani po u nënshtrohet disa operacioneve vendimtare.

Në të gjitha klasat e shkollës janë shpërndarë psikologë dhe po merren me trajtimin e fëmijëve të traumatizuar./Start/F. P/

                                                                                             2012-05-25 15:52
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›