E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania zgjedh presidentin e ri

Gjermania ka zgjedhur presidentin e ri me konsensus të gjerë votash. Joachim Gauk është zgjedhur në krye të Bundestagut gjerman me 911 vota pro nga 1240 që ka asambleja federale.

Rivalja e tij, Beate Klaresfeld, ka marrë 127 vota, 3 vota i kanë shkuar kandidatit neonazist, ndërsa 108 anëtarë të asamblesë kanë abstenuar. Gauk zë vendin e Christian Wulff, i cili dha dorëheqjen një muaj më parë për shkak të akuzave për korrupsion.

Gauk bëhet kështu presidenti i 11-të i Gjermanisë, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. 72-vjeçari ish-pastor ka qenë aktivist për të drejtat e njeriut dhe është shquar për rolin e tij në rrëzimin e regjimit komunist në Gjermaninë Lindore. / Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›