E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushqimet me shumë yndyrë ulin fertilitetin te meshkujt

Fertiliteti mashkullor mund të rrezikohet nga ushqimi jo i mirë.

Ushqimet e tipit fast food, të cilat janë të ngopura me yndyrna, mund të shkaktojnë uljen e numrit të spermatozoideve. Ndërkohë, kundërpërgjigja për këtë do të ishte konsumimi i ushqimeve të pasura me acidet yndyrore Omega 3.

Këto janë rezultatet e një studimi të kryer nga Harvard Medicak School në Boston, e cila ka testuar meshkujt që u ishin drejtuar klinikave të specializuara për probleme të fertilitetit.

Studimi, rezultatet e të cilit pritet të testohen në mënyrë më të thelluar, është përqendruar në krahasimin e kampioneve të spermës me mënyrën e të ushqyerit.

Rezultatet kanë qenë të pritshme: numër më i vogël spermatozoidësh tek individët me probleme peshe dhe dieta ushqimore të pasura me yndyrna.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›