Aleanca Kuq e Zi: PD e PS po e çojnë vendin drejt humnerës
Share
Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot një aktivitet në Librazhd, nga ku përfaqësuesit e saj kanë akuzuar dy partitë më të mëdha në vend se po e çojnë vendin drejt humnerës.
AK ka kritikuar PD dhe PS për reformën zgjedhore, ndërsa ka shtuar se qeveria nuk është në gjendje të organizojë zgjedhje.
PD e PS po e çojnë vendin drejt humnerës. Qeveria është e paaftë të organizojë zgjedhje të lira, në zgjedhje duhet të shkohet me qeveri teknike. Kjo qeveri shpreson se mund të fitojë zgjedhjet duke i manipuluar ato.
Të njihet vota e emigrantëve, PS dhe PD i manipuluan.
Deputetët ti zgjedhë populli, jo kryetari i partisë, theksuan përfaqësues të AK gjatë ceremonisë së anëtarësimit të qindra qytetarëve në këtë lëvizje.