E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjersa te mejtohen Malaj e Blushi, shejtanzia mbaroi punë


Kusari, para se të vjedhë votën, bën hazër vendin


Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri! Ai quhet Ben Blushi. Ka nxjerrë nga botimi dy romane. Është një figurë me vizion. Pretendon të bëhet kryetar i PS. Ka shfaqur ambicie, por po rri e mejtohet shumë. Po ç’bën o derdimen? Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri! Gjersa të mejtohet Blushi, Gramozi, Edvini dhe Veliaj mbarojnë pune.


Ai quhet Arben Malaj është i zgjedhur deputet disa herë në pozitë dhe opozitë në Vlorë. Pretendon të bëhet Kryetar i PS. Por Malaj rri e mejtohet. Rri e mejtohet fukarai sepse në tokat e PS, çakallit lëshoi ujkun. Gramozi, Edvini dhe Veliaj mbaroi pune.


Blushi dhe Malaj i përkasin atij brezi socialist, që “u mbeti në prag” për gjysmën e historisë, anëtarësia jetime e PS. Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë.


Kur të zhbëhen retë e zeza dhe qielli të jetë i qëruar, bëni mirë të nxirrni të vërtetën, për të mos e lodhur zemrën përjetësisht duke pritur momentin. Kjo kohë tanimë është e hapur për të shkruar “arkivin tuaj” për ta mbajtur atë kujtesë me të mirat dhe të hidhurat e saj. I ziu popull nga e keqja ka thënë: Shejtani kur nuk ka punë, rreh të birin. Por shejtanët e bashkisë së Tiranës dhe të ca bashkive simotra socialiste, janë vendosur në punë, për të rivënë Edin sërish, për ta bërë Edin sërish të nusërojë. Uji që rrjedh pikë-pikë e ha edhe gurin. Edhe puna e Edvinit ka bërë që të hahet guri i mullirit të PS.


Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. Duket sikur fati i këtyre socialistëve shqiptarë ka qenë një lëmsh i ngatërruar. Duke qenë një i këtillë këtu e gjej përgjigjen. Gjithmonë i kanë prerë rrobat liderët e mëdhenj i fundit oxhakut kryetari i bashkisë.


Koshienca-Mirëpo le të bëhemi pak koshient. Ka ekzistuar një kryetar bashkie në historinë tonë të ndritur. Diku aty, nga shekulli XXI. Atëherë rrobat e të tjerëve pas krahëve të socialistëve, ishin në duart e tij. Ç’masë do të merrte Edi, do të vishnin ata. D.m.th “sizmografi”, që përcaktonte lëvizjet e kohës ishte kryebashkiaku.


Ngre dy pyetje, por që në thelb kanë të njëjtën përmbajtje. 1-Udha ku kutitë u mbushën vetë, nga kush u përshkua? 2-Përse Gramozi, Edvini dhe Veliaj, që mbanin në dorë fatin e socialistëve, zënë rrugën e selisë me kutitë plot? Përse janë kaq të shqetësuar treshja e vjetruar? Ose më saktë, ç’kërkojnë të bëjnë me manipulimet?


Kjo pyetje si luzmë, ka vite, që rëndojnë në shpirt të socialistëve të vërtetë dhe të ndershëm.


Kusari para se të vjedhë, bën hazër vendin/Në mëhallën tonë plakat në ligjërimin e tyre bla-bla thonë se mbrëmë kanë parë Edvinin në një takim sekret. Ishte sterrë natë. E quajtën lugat, plakaria e shkrete. Pyetën të varfrat: përse kishte ardhur ai lugati neper natë? Kusari para se të vjedhë, bën hazër vendin, ia priti njëra. Ashtu është, pohuan të tjerat. Thuhet se po ndajnë mandatet e delegatëve. Dhe po dërgojnë miqtë e tyre në kongres. Madje plakat thanë edhe një këngë të fundit, por që u kujtohej qysh nga lufta: Nga na vjen o Edvin/trim e kapedan/Vij nga Moska e kuqe/nëpër malet Ballkan…


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›