Regjisori Minarolli garon i vetëm për Shqipërinë
Filmi “Gjallë” shfaqet më 27 gusht në sesionin ballkanik të Festivalit Veror në Durrës
Premiera e filmit “Gjallë”, të regjisorit Artan Minarolli është i vetmi produksion që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Veror Ndërkombëtar të Filmit në Durrës, i cili nisi mbrëmë ditët e zhvillimit të tij. “Gjallë” do të garojë në seksionin e filmit “Bota ballkanike” të këtij festivali. Filmi në fjalë zgjat 90 minuta dhe do të shfaqet më 27 gusht, ora 20.00 në kinemanë e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, për t’u riprojektuar edhe te kinemaja verore në Amfiteatrin antik të qytetit në të njëjtën mbrëmje, ora 23.00. Subjekti trajton një plagë sociale nga e cila vuajnë mjaft të rinj të pafajshëm shqiptarë dhe sot e kësaj dite, siç është Kanuni. Koli, 22 vjeçar, studion gjuhësi në Universitetin e Tiranës por, sipas kanunit të vjetër të Lek Dukagjinit, mbi të bie hakmarrja për një vrasje që ka kryer gjyshi i tij para 60 vjetësh. Koli merr guximin të udhëtojë drejt fshatit të thellë malor ku jeton familja, e cila pretendon të hakmerret ndaj tij. Jeta e një djali të ri merr një drejtim të papritur. Ligjet e Kanunit janë të egra, negociatat për paqë nuk funksionojnë. Endrra e tij për t’u shkolluar dhe për t’u integruar në shoqërinë civile shkatërrohet. Ai përjeton ankthe të mëdha, derisa vjen çasti kur përballet me vrasësin e tij... Regjisori Artan Minarolli ia dedikon këtë film dramës së 86 emigrantëve ilegalë, të cilët u mbytën në brigjet e Italisë gjatë një eksodi në vitin 1997.
24 Gusht 2009