E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentativë vrasje për trafiqet, kapet shqiptari në Itali

 

Peruxhia - Policia italiane arrestoi dje një emigrant shqiptar 27 vjeç të akuzuar për tentativë vrasje ndaj dy bashkëkombësve të tij. "Isuf Dulaj, ka rënë në prangat e policisë me akuzën se ka tentuar të vriste me thikë dy shqiptarë të tjerë në qytetin e Peruxhias", shkruanin dje mediat e vendit fqinj. Sipas tyre, i arrestuari është personazh i hetuar më parë nga policia kryesisht për trafik lëndësh narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur më tepër se një vit më parë, më 13 gusht 2008 kur Isuf Dulaj ka qëlluar me thikë dy shqiptarë të cilët përfunduan në spital me plagë të rënda në trup, të cilët gjithsesi arritën të mbijetojnë. Përleshja ndaj dy shqiptarëve sipas policisë italiane ka ndodhur para një bari ku të dëmtuarit u qëlluan disa herë me armë nga Isuf Dulaj. Ky i fundit por edhe të plagosurit, kanë qenë disa herë objekt hetimi nga policia për trafiqe të paligjshme të lëndëve narkotike. Për këtë shkak, policia ka shprehur dyshimet e saj se ngjarja kishte të bënte me ndonjë mosmarrëveshje të prishur në veprimtaritë e paligjshme ku ishin implikuar palët në konflikt. Disa dëshmitarë i kishin thënë policisë së Isuf Dulaj mbërriti natën e krimit në shtëpinë e të dashurës, ndërsa duart dhe rrobat i kishte të ndotura me gjak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›