E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjibraltari tensionon marrëdhëniet Britani e Madhe-Spanjë

09-08-2013 / Gazeta 55

Kryeministri britanik paralajmëron për një rrezik real të përkeqësimit të tyre

Pavarësisht përpjekjeve për dialog ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Spanjës, Gjibraltari vazhdon të ushqejë tension në marrëdhëniet mes dy vendeve. Sërish kanë qenë të shumta automjetet që kanë mbetur të bllokuara për orë të tëra në kufi, si pasojë e kontrolleve të rrepta të policisë spanjolle që po aplikohen prej dy javësh.
Madridi vazhdon të këmbëngulë se enklava britanike nuk hyn në hapësirën e zonës Shengen dhe se masat e marra janë të nevojshme për luftën kundër kontrabandës.
Londra nga ana e saj e konsideron si një raprezalje, pas vendimit të Gjibraltarit për ndërtimin e një barriere artificiale prej cimentoje në Mesdhe, që pengon peshkatorët spanjollë të shfrytëzojnë ujërat në atë zonë.
Qeveria spanjolle ndërkohë po merr parasydh dhe vendosjen e një pagese prej 50 eurosh në kufi. Ditë më parë kryeminsitri britanik Kamerun kishte paralajmëruar homologun e tij spanjoll për rrezikun real të përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›