E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha kritikon diplomacinë e Ramës: Çoroditëse për perceptimin ndërkombëtar të vendit

09-08-2013 / Gazeta 55

Reagimi i Kryetarit të Partisë Demokratike në Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kritikoi diplomacinë që ka nisur të ndjekë kryeministri i ardhshëm Edi Rama. Ish-ministri i Jashtëm i demokratëve thotë se “Vendosja publike e një rendi të rëndësisë strategjike midis fqinjëve, është çoroditëse për perceptimin ndërkombëtar të vendit.
Kujdes!-shkruan kryetari i opozitës- Politika e jashtme dhe institucionet e sigurisë kombëtare në vendet demokratike, nuk janë instrumente të propagandës dhe kapitalit politik”.
Basha thotë se “Politika e jashtme dhe integrimi evropian i Shqipërisë duhet të udhëhiqen nga racionaliteti, maturia dhe vazhdimësia. Trajtimet emocionale, amatorizmi dhe etja për tu dukur janë të dëmshme për interesat e vendit”.

Reagimi i plotë i z.Basha
“Vendosja publike e një rendi të rëndësisë strategjike midis fqinjëve, është çoroditëse për perceptimin ndërkombëtar të vendit. Kujdes! Politika e jashtme dhe institucionet e sigurisë kombëtare nuk janë në vendet demokratike, instrumente të propagandës dhe kapitalit politik. Politika e jashtme dhe integrimi evropian i Shqipërisë duhet të udhëhiqen nga racionaliteti, maturia dhe vazhdimësia. Trajtimet emocionale, amatorizmi dhe etja për tu dukur janë të dëmshme për interesat e vendit”. L.Basha

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›