Gjigantët e Italisë ndahen në barazim (video)
Milano - Super ndeshja e javës së 35-të në Serinë A mes Milani dhe Juventusit përfundoi në barazim 1-1. Barazimi mes gjigantëve të futbollit italian nuk e ndryshon aspak diferencën mes tre ekipeve të para, pasi edhe skuadra e Interit e përfundoi ndeshjen në barazim 2-2 me Kievon.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit e Milanit me anë të holandezit Sedorf në minutën e 57-të. Vetëm pas tre minutash Jakuinta barazon gjithçka, duke e neutralizuar golin e Milanit deri në përfundim të ndeshjes.
Milani pozicionet i dyti me 71 pikë, ndërsa Juventusi një vend më poshtë me 67 pikë. Seria A kryesohet nga Interi, i cili ndodhet në kuotën e 78 pikëve.
Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video përmbledhjen e këtij takimi. Ndërkohë, rezultatet dhe renditjen e Serisë A mund t’i gjeni në logon e këtij kampionati.