E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi triumfon në fushën e Arsenalit (video)

Londër - Skuadra e Arsenalit pësoi një humbje shkatërruese 1-4 në përballjen direkte në fushën e vet me skuadrën e Çelsit. Nëse fitonte skuadra e “topçinjve” do të mbante hapur luftën për vendin e tretë, vend i cili vlen më shumë për prestigj.

Serinë e golave për skuadrën e Çelsit e hap braziliani Aleks në minutën e 28-të. Francezi Anelka dyfishon shifrat dhjeta minuta më vonë. Me avantazhin e Çelsit 2-0 mbyllet edhe pjesa e parë.

Për golin e tretë të miqve mendon vetë Kolo Ture, i cili shënon autogol. Në minutën e 70-të Bendtner shkurton përkohësisht shifrat në 1-3, pasi në minutën e 86-të Maluda shënon edhe golin e katërt për skuadrën e Gus Hidink.

Me këtë fitore Çelsi ngjitet në kuotën e 77 pikëve, duke u pozicionuar i treti. Ndërsa, Arsenali mbetet në kuotën e 68 pikëve, duke mos u cenuar nga askush në vendin e katërt.

Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video golat e këtij takimi. Ndërkohë, rezultatet dhe renditjen e Premier Ligës mund t’i gjeni në logon e këtij kampionati.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›