Galiani: Milani kërkohet në të gjithë botën
Tiranë - Gjithë bota është e interesuar për të parë nga afër yjet e futbollit botëror që luajnë me skuadrën e Milanit. Publiku shqiptar do të ketë mundësinë t’i shohë këta yje për herë të dytë brenda 8 muajve, kjo falë kompanisë “Taçi Oil International”.
Menjëherë pas mbërritjes në Tiranë, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani u shpreh se skuadra e tij është e kërkuar në të gjithë botën për të zhvilluar ndeshje miqësore.
"Mund të luajmë në çdo qytet të botës, edhe çdo dy ditë, në bazë të kërkesave dhe ftesave që marrim. Kjo ndodh falë sukseseve evropiane e botërore të Milanit dhe famës së pabesueshme që kanë lojtarët tanë. Në të gjitha kontratat që ne bëjmë për miqësore ndërkombëtare, e kemi për detyrim të marrim me vete të gjithë yjet tanë", theksoi Adriano Galiani.
Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Milanit do të zhvillohet sot në orën 19:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.