E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e nje audicioni

Rrefen violinisti Eduart Hallulli Me moren vetem nje here ne Orkestren Simfonike te Teatrit te Operes pa asnje audicion dhe pastaj me larguan. Instrumentisti tregon per audicionin ne korridorin pa drita te Operes

Eduarti ka vetem nje vit qe eshte kthyer ne Shqiperi nga Vjena ku ka mbaruar shkollen e larte dhe te mesme me shpresen se do ta kishte me te lehte per tu marre me muzike ne vendin e tij se diku jashte. Ai mendoi se formimi dhe pervoja qe kishte ne orkestra te ndryshme ne Vjene si edhe ajo me muziken alternative rrok metal elektronike do ta ndihmonte per te gjetur mundesine e ushtrimit te profesionit ne Shqiperi.
Mirepo nuk ndodhi keshtu...

Trokiti fillimisht ne Teatrin i Operes per nje audicion por Teatri i Operes mendoi se nuk ishte nevoja. Iu gjend nje vend shpejt e shpejt ne Orkester per baletin Karmen te Fredy Franzutti-t. Pa mbaruar baleti u zhvillua nje audicion per te cilin ai nuk u lajmerua nga askush. U pergatit vetem dy dite doli para komisionit dhe vleresimi nuk ishte pozitiv.
Violina e tij u degjua vetem nje here ne Teater dhe me pas ai u largua i zhgenjyer me bindjen qe asnje gje nuk do te ndryshoje ne kete intitucion pa perspektive per te rinjte.
Violinisti 30 vjecar Eduart Hallulli tregon cfare ndodhi ne nje interviste per Shekullin ne nje kohe kur te rinj te tjere jane shprehur per problemet e shumta qe ndodhin me Fondin e te Rinjve qe akordohet per ta cdo vit nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Nje fond qe vetem reduktohet nuk administrohet sic duhet dhe te rinjte si Eduarti jo vetem nuk i ndihmon por i mban larg Teatrit te Operes dhe Baletit.

Eduart kur je larguar nga Shqiperia
Me 1991 kur kisha mbaruar shkollen fillore dhe kam ardhur tani. Studimet e mesme dhe te larta i vazhdova ne Vjene ne Universitetin e Artit dhe Muzikes me profesore Michael Frischenschlager rektor i Universitetit te Artit dhe Muzikes dhe Rainer Kchl spala e Filarmonise se Vjenes.

Pas mbarimit te shkolles ku u aktivizove
Jo vetem pas mbarimit te shkolles por edhe nderkohe qe isha ne shkolle jam aktivizuar ne Operen e Vjenes sepse kjo ishte e detyrueshme nga shkolla. Nje aktivizim serioz beheshin 30 dite prova 10 dite koncerte radhazi. Kam interpretuar edhe me orkestra qe kane te njejtin nivel me Vienna Concert House per shembull pastaj neper turne ne Poloni dhe Gjermani. Keto jane aktivitete qe jane bere nga 97-98 deri ne 2006-en pas kohes se studimeve.

A nuk mendove per profesionin fare priste te ndodhte ketu ne Shqiperi
Mendova se mbase mund te gjeja hapesiren time ketu. Ne Austri ka me qindra muzikante qe vijne nga e gjithe bota dhe e pushtojne ambientin muzikor nga cfaredolloj rryme. Edhe une jam angazhuar ne rrok metal me muziken elektronike. Aty te jepet mundesia te provosh me muziken alternative neper koncerte live. Shkruhet muzike mbi krijimtarine e Sigmund Frojdit. Normalisht une kete gje nuk mund ta arrij kurre ketu. Kete e di shume mire.

Kur u ktheve ketu Dhe si u krijua mundesia e angazhimit ne Teatrin e Operes
Erdha para nje viti ne mars. Kerkova ne internet ne faqen online te Operes nuk ekzistonte asnje lloj lajmerimi se kur zhvilloheshin audicionet pervec historikut te institucionit. Pastaj shkova te zyra e drejtorit te Operes Zhani Cikos se besoja qe ai mund ta dinte me shume. Ai me tha qe je pak me vonese sepse audicionet ishin zhvilluar ne shkurt. Por e la te hapur biseden. U kthye me pergjegjesin e Orkestres Shkelqim Harizin. Ai me tha A mund te jesh i disponueshem tani direkt Me kerkuan menjehere qe te futesha ne Orkester dhe une mendova qe paskan shume besim tek une ndoshta per shkak te formimit ne Austri dhe vazhdova. Punova per afro nje muaj aq sa zgjati opera Karmen.

fare ndodhi me vone
Ishte pikerisht kjo qe doja te dija qe ne fillim qe ne sekondin e pare qe erdha qe kur ishte audicioni. Me thane qe nuk e dijme. Nje audicion ishte bere ne shkurt por me thane qe do kete nje tjeter audicion prape po se kur nuk e dinin. Para se te mbaronte baleti shpallet audicioni une nuk e dija dhe kjo me beri shume pershtypje.

Kur u njoftove
Nuk pata asnje njoftim nga pergjegjesi i Orkestres. Ai eshte ne brendesi te situates ai duhet te dije kur kemi audicione dhe te pakten nje jave perpara normalisht duhet te njoftoje. Kujtojme qe jashte lajmerohet minimumi 3 muaj perpara ne menyre qe muzikanti te jete i pergatirur per nivelin qe i duhet orkestres. Edhe mua kjo me beri shume pershtypje qe vetem 3-5 dite perpara me mori nje person ne telefon jo pergjegjesi i orkestres dhe me tha kujdes se ke audicionin. Edhe kete gje faktikisht nuk e besova sepse prisja qe nje lajmerim nga njeriu qe ka pergjegjesi per kete pune. Kjo nuk ndodhi.

Si vazhdon historia
Mora pjese ne audicion dhe kjo ishte nje tjeter situate e rende per mua. U tha ne oren 9.30 dhe me erdhi radha andej nga ora 5 jo ne dhomen provash por ne korridor pa drita.

Kush te degjoi dhe cili ishte rezultati
Ishin disa njerez qe une faktikisht nuk i njihja. Te them te drejten me beri shume pershtypje qe pergjegjesi artistik i Orkestres nuk ishte brenda. Ishte spala qe nuk duhet te jete ne juri. Me degjuan dhe nuk mora nje pergjigje menjehere. Pas dy javesh mesova se u shpall lista. Rastesisht ishte drejtori aty dhe me tha qe nuk isha ne lartesine e duhur ne lartesine qe ata prisnin. Me kaq u mbyll. Mu duk shume absurde kjo gje me dhane besimin qe mund te isha i denje per kete pune. Kjo nuk duhej pranuar fare qe ne fillim sepse une nuk mund te behem pjese e nje orkestre pa nje audicion. Thashe sa per te vertetuar qe une jam i denje per ate orkester bera audicionin dhe pse kisha dy dite kohe.

Qe nga ajo kohe je larguar nga teatri Me cfare mendimi
Per ate gjendje qe une pashe ne orkester me njerez qe nuk luajne qe nuk dijne te luajne ose kane mbeshtetje te tjera qe une nuk i di mendoj se kam qene me shume se i pranueshem. Nuk po them qe kam qene perfekt aq me teper qe kisha me pak se 48 ore per te studiuar dhe nderkohe qe ne kishim shfaqje dite per dite. Por gjithsesi mendoj qe ka instrumentiste te mire por ka edhe nga ata qe nuk jane per ate profesion.

Po per audicionet cmendim ke
Keto nuk i vleresoj si audicione. Aty njerezit nuk e dijne kur e kane radhen nuk kane dhomat e qetesise qe te ushtrohen presin aty 7-8 ore ne kembe. Ka njerez kjo merret vesh me vone qe e dijne pak me perpara se kur jane audicionet dhe me teper.

Kur fondet i menaxhon nje njeri

Ka nje jave qe nje grup te rinjsh te Teatrit te Operes jane ankuar per kushtet ne te cilat punojne prej 6 vitesh. Paguhen 14.000 leke nuk perfitojne sigurime shoqerore dhe shendetsore nuk shohin nje perspektive ne kete teater ku mungon fryma e konkurrences dhe vleresimi i artisteve ne baze aftesish. Ankesa ra ne vesh te shurdhet. Kurse drejtuesi i institucionit i pyetur enkas per problemet e tyre na coi drejt disa zgjidhjeve qe nuk dihet nese mund te behen realitet ndonjehere. Keshtu eshte ideja e krijimit te nje Filarmonie ne Tirane. Tjetra ishte gjetja e rrugeve te tjera ku te rinjte mund te japin mesim ne shkolla shteterore dhe private me ore ose dikush tjeter te shkoje ne oret e mbremjes dhe te kendoje edhe nje lokal. Fundja te rinj jane ata na tha drejtori i TOB z. Zhani Ciko. Me pergjigjet e tij Ciko shprehu qarte se Opera nuk ka mundesi per ti aktivizuar te rinjte dhe shumica e tyre vijne vetem tre kater ore ne dite dhe kendojne vetem sa per tu dukur ne skenen e Operes. Per pyetjen Perse qendrojne atehere ne Teater drejtori nuk ka pergjigje. Numri i atyre per te cileve vertet ka nevoje teatri dhe duhen angazhuar me doemos ne saje te aftesive nivelit dhe perspektives eshte i variueshem. Nga 10 veta shkoi ne 15 e deri 29 vete 6 vjet pas krijimit te fondit. Dhe fondi vazhdon e reduktohet. Nuk mendohet fare per rritjen e nivelit para rritjes se numrit te atyre qe do futen. Shifrat perdoren per te mbuluar problemet e verteta qe ka fondi. Fondi i akorduar nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve lihet ne doren e nje njeriu per ta menaxhuar ate si nga ana financiare dhe potenciali artistik. E kujt prej atyre te rinjve i sherben zemergjegjesia e nje institucioni qe hap dyert dhe te shpie ne nje rruge pa krye Jane aty per te zene me vite cepat e skenes dhe per batutat e shkurtra te operave. Ne keto kushte kur ata qe angazhohen perhere dihet se kush jane kur hapen vende te reja dihet se kujt i takojne energjite e tyre mbeten te pashfrytezuara dhe nuk dihet se ne cmoshe mund tu takoje roli i pare kryesor.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›