E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan Berisha Nuk merremi me fjalet por me endrrat e qytetareve

Partia Demokratike organizoi sot pasdite nje takim elektoral ne lagjen Fushe-Mbret te Elbasanit e njohur si bastion e demokrateve. Ne fjalen e marre me kete rast Kryetari i PD-se Sali Berisha shprehu mirnjohjen e thelle per mbeshtetjen qe kjo lagje dhe Elbasani i ka dhene e po i jep demokracise dhe kandidatit Durim Hushi. Kryeministri deklaroi se brenda pak ditesh perurohet fillimi i punimeve ne autostraden Elbasan-Tirane duke e shnderruar Elbasanin ne nje metropol me Tiranen.


Kryeministri tha se qarku Elbasan do te kthehet ne epiqender te ndertimeve energjitike te hidrocentraleve. Kryeminsitri beri nje ekspoze te te gjitha arritjeve gjate viteve qe shkuan sicc ishin liberalizimi i vizave antaresimi ne NATO dyfishimi i rrogave dhe pensioneve.
Me tej Berisha u ndal ne rrugen qe ka ndjekur e ndjek opozita.


Akuzat e Kryeministrit kane vazhduar duke thene se shpifjet trillimet dhe sharjet po e zhysin Edi Ramen ne kazanin e thelle te tyre. Ai ka nenvizuar se Aleanca per Qytetarin nuk do te merret me fjalet por me qytetarin dhe endrrat e tyre.
Berisha e ka mbyllur fjalimin duke u shprehur se me 8 maj Elbasani do te votoje per qytetarine kulturen e tij e cila ka rrezatuar anekend kombit nderkohe qe ka premtuar se ne kater vitet qe vijne do te permbushet cdo premtim i bere qytetareve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›