Gjiknuri Duhet te ndryshohet sistemi zgjedhor si edhe perberja e KQZ-se
Sistemi zgjedhor dhe rikompozimi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve prezantohen si dy kerkesa themelore te Partise Socialiste ne kuader te reformes zgjedhore. Perfaqesuesi i saj kryesor per kete ceshtje deputeti Damian Gjiknuri eshte shprehur dje ne nje interviste televizive se propozimet socialiste sa i perket permiresimit te ligjit zgjedhor kryesisht nisen nga parimi i korrigjimit te te metave te vena re ne procesin e 8 majit me synim rritjen e garancive dhe shmangien e manipulimeve. Nje nga problemet me te medha eshte vete roli i KQZ-se ku kerkohet ne menyre unanime qe te rishikohet kompozimi dhe menyra sesi do te funksionoje. Problemi i madh eshte ceshtja e listave probleme qe kane te bejne me identifikimin e zgjedhesve. Reforma mund te permbledhe edhe elemente te tjera te sistemit zgjedhor qe kane nje diskutim tjeter politik se cfare i leverdis Shqiperise qe te kete dhe ne cfare hapesire e ne cfare mundesish mund te kete nderhyrje dhe ne sistemin zgjedhor pikerisht per te perfeksionuar sistemin per sa i perket votes se hedhur dhe mandateve te prodhuara tha Gjiknuri. Pjesa e fundit e prononcimit te tij lidhet vetiu me formulen e perllogaritjes se mandateve ne zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te cilat me sistemin ekzistues perjashton nje numer shume te madh votash nga kalkulimi efektiv. Kjo ka qene nje nder verejtjet kryesore edhe te partive te vogla totali i votave te mbledhura prej tyre ka nje peshe specifike te tille qe nese do te konvertoheshin ne vende ne Parlament do te sillnin ndryshimin e ekuilibrave. Duke u nisur nga deklarimet e meparshme te socialisteve por edhe nga fakti se vete Gjiknuri ka folur per te perfeksionuar sistemin eshte me e natyrshme te mendohet per korrigjime ne sistemin ekzistues sesa per nje ndryshim te plote te tij. Rrjedhimisht proporcionali mbetet ne fuqi si opsion i pranuar edhe pse perfeksionimi ne kete drejtim do te kerkonte nje korrektim pozitiv duke e kthyer ndoshta nga rajonal ne kombetar qofte tekstualisht ne ligj qofte me modifikim ne formulen e perllogaritjes se mandatave. Gjiknuri nuk ka dhene detaje rreth asaj sesi PS-ja e sheh procesin ne fjale qofte edhe per KQZ-ne ekipi drejtues i te cilit eshte thuajse i papranueshem per opoziten. Ne kete drejtim edhe formula e propozimit te ketij institucioni me gjase do te ndryshoje per te eliminuar nje KQZ politike edhe pse perhere garancia eshte kerkuar te balancimi. Per sistemin dhe ndryshimin e tij parimisht mund te shpresohet edhe te vullneti i shumices perderisa ne logjiken e proporcionalit qofte ne vitin 2009 qofte ne vitin 2011 foli per epersi te padiskutueshme te marra nga koalicioni i tij. Gjithsesi deputeti socialist ka kerkuar hapa konkrete ne kete drejtim perderisa aktualisht Partia Demokratike nuk ka caktuar persona konkrete per vendosjen e bashkepunimit ne kuader te reformes zgjedhore. Degjojme deklarime nga pala tjeter sic deklaroi edhe Kryeministri ne Kuvend por akoma nuk kane caktuar dy persona qe ne te ulemi dhe te hulumtojme dhe diskutojme per modalitetet e theksoj modalitetet sesi duhet te funksionoje Komisioni i Reformes Zgjedhore nenvizoi Gjiknuri. Nisur nga praktika e deritanishme e zvarritjes se procesit te reformes ai ka bere thirrje si per pershpejtimin e punes ashtu edhe per nje hapje reale te shumices ndaj propozimeve te opozites te cilat synojne maksimalizimin e votes se majte dhe konvertimin e saj rigoroz ne mandate. PS-ja pret nga mazhoranca qe ajo te tregoje vullnet per kete reforme. Duhet te tregohen shume me fleksibel ndaj propozimeve te arsyeshme te opozites te cilat kane marre dhe mbeshtetjen e institucioneve te specializuara sic eshte ODIHR-i apo Komisioni i Venecias tha ai.