Stonestreet Gati te japim asistence
Kreu i misionit vezhgues te ODIHR-it ne zgjedhjet e 8 majit ne Shqiperi amerikani Jonathan Stonestreet ka konfirmuar serish gjate dites se djeshme se ekspertet e zyres se OSBE-se me seli ne Varshave jane te gatshem te japin asistencen e tyre per hartimin e Kodit Zgjedhor. Gjate takimeve qe Stonestreet zhvilloi me kreret e shtetit dhe drejtuesit politike ne vend ai ka shprehur gatishmerine e ODIHR-it ne dhenien e asistences ne permbushjen e 52 rekomandimeve te dala nga zgjedhjet e 2009-s dhe lokalet e 8 majit. Ne nje konference te shkurter per mediat Stonestreet u shpreh se ne Tirane procesi zgjedhor ishte i pazakonte per shkak te afersise se votave por edhe sepse po ndodhte ne nje moment te tensionuar politik. Nuk dua te bej nje vleresim pasi gjithcka ndodhet me qartesisht ne raport. Procesi ne Tirane ishte i pazakonte pasi ishte nje gare shume e ngushte dhe u zhvillua ne nje klime te tensionuar politike. Nuk kemi cthemi ndryshe nga ajo qe eshte thene ne raport. Reforma zgjedhore eshte serioze me nje sere ceshtjesh te cilat duhen adresuar. Ajo qe eshte me e rendesishme eshte gjithperfshirja e partive politike dhe institucioneve ne ndertimin e nje besimi te votuesit duke i rikthyer zgjedhjet ne sherbim te votuesve dhe jo vetem per partite politike tha zyrtari. Stonestreet ndryshe nga homologet e tij qe kane drejtuar zgjedhjet e shkuara ne Shqiperi te cilet me publikimin e raportit ka shenuar edhe mbylljen e misionit ka shpjeguar ardhjen ne Tirane si nje praktike te re nga ODIHR-i.
Vizita ime ne Tirane zhvillohet ne kuader te nje praktike te re nga ODIHR-i qe nuk eshte vetem per Shqiperine por edhe per vendet e tjera per te prezantuar raportin duke e diskutuar me zyrtaret. Vizita e ekipit te ODIHR-it eshte pershendetur dhe vleresuar nga autoritetet shqiptare dhe kjo eshte nje shenje pozitive tha Stonestreet. Kerkeses per te dhene nje pergjigje perfundimtare nese zgjedhjet e 8 majit i plotesuan standardet e kerkuara nga nderkombetaret dhe perse fjala standard nuk permendet asnjehere ne raport Jonathan Stonestreet i eshte pergjigjur me evitimin e fjalen standard por duke perdorur fjalen angazhim. Ne raportet tona ne u referohemi angazhimeve te OSBE-se. Ne fakt ne disa pjese te raportit ne disa here e kemi shprehur se ku angazhimet sjane plotesuar. Ju keni te drejte kur thoni se nuk ka nje konkluzion te pergjithshem i cili do te ishte si kryetitull i nje gazete por jane konkluzione ne te gjithe raportin per te cilat mendoj se duhen lexuar me kujdes dhe shikoni ato aspekte se ku duhen bere permiresime dhe duhen ndermarre veprime konkrete tha Stonestreet.