E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha paralajmeron ministrat dhe mbron Petrit Vasilin pas sulmeve

Mbledhja Kryeministri Nese nuk arrihen parametrat do te mbahen qendrime agresive

Kryeministri Sali Berisha ka kercenuar dje ministrat e qeverise se tij dhe drejtuesit e agjencive kryesore se puna e tyre do te analizohet mbi bazen e rezultateve konkrete. Teksa po fliste ne mbledhjen e qeverise per treguesin e ri global te konkurrueshmerise te publikuar nje jave me pare nga Forumi Ekonomik Global Berisha theksoi se arritjet ne cdo ministri do te merrnin pergezime ashtu sic deshtimet do te ndeshkoheshin. shte jashtezakonisht e rendesishme qe ne ne driten e kesaj analize te analizojme punen tone. Natyrisht ne analizen sipas sektoreve ju do te gjeni dhe eshte normale te dhena te cilat jane tejkaluar dhe kjo eshte ne meriten e reformave por do te gjeni te tjera ndaj te cilave duhet te mbahen qendrimet me agresive per ti ndryshuar deklaroi Berisha duke theksuar se nuk duhej humbur kohe ne berjen e nje analize te tille. Duket se kjo analize do ti hape rrugen edhe ndryshimeve ne qeveri te cilat perflitet se do te behen nga Kryeministri Sali Berisha ne fund te ketij viti. Pak dite me pare ne nje interviste ne Shqip ish-kreu republikan Sabri Godo deklaroi se ishte i habitur qe Berisha ende nuk po ndryshonte kabinetin e tij. Deri tani eshte folur per levizje te medha ne qeveri por qe priten te zhvillohen pas procesit ne Gjykaten e Larte ne lidhje me ceshtjen Meta. Burime prane PD-se theksojne se mund te kete edhe levizje te struktures qe mbajne aleatet e PD-se ne kabinet. Kryeministri Berisha ka mbrojtur fort nje nga ministrat me te sulmuar nga njerezit e partise se tij pikerisht ministrin e Shendetesise Petrit Vasili. Kreu i qeverise ia dedikoi gjeresisht fjalen ne mbledhjen e qeverise treguesit te krahasimit i cili teksa analizon performancen e dikastereve kryesore te qeverise sipas Kryeministrit kete vit e rendit Shqiperine nder 20 vendet me te zhvilluara te botes. Berisha mori si shembull disa raste ne fushen e shendetesise. Shqiperia le prapa vende te zhvilluara per sa i perket disa semundjeve si tuberkulozi SIDA dhe disa semundje te tjera te cilat me shperthimet e tyre jane nje problem madhor edhe per vende te zhvilluara theksoi kreu i qeverise. Ai theksoi se ky indeks e rendit Shqiperine te teten ne bote sa i perket sistemit te drejtesise. Ne kete kuader Berisha theksoi se ky eshte nje nga vendet me rigoroze per zbatimin e ligjit. Shqiperia ka nje tregues qe e pozicionon ne vendin e tete ne bote dhe ky eshte treguesi i se drejtes ligjore references qe i behet ligjit ne kete vend ne vendimet qe merren theksoi kreu i qeverise ne mbledhjen e djeshme. Duke iu referuar raportit kreu i qeverise theksoi se ka nje tregues tjeter jashtezakonisht domethenes qe e rendit Shqiperine ne vendin e nente ne bote qe eshte barra e rregullimeve shteterore. Ne jemi nder dhjete vendet me barren me te vogel te nderhyrjes shteterore ne ekonomi dhe ne teresi u shpreh kreu i qeverise duke theksuar se ky raport ishte nje lajm shume i mire per vendin tone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›