Gjiknuri Kolegji mund te jepte qe sot vendim perfundimtar por zgjodhi heshtjen

Menjehere pas gjykimit deputeti socialist Damian Gjiknuri i beri thirrje Kolegjit qe te ngrihet mbi influencat partiake ne menyre qe te jape nje vendim te drejte. Duke mos e konsideruar te mbyllur procesin deri ne shpalljen e rezultatit perfundimtar per Bashkine e Tiranes deputeti i selise roze shpreson ne nje tjeter vendim te trupit gjykues per ceshtjen e sotme e cila ka te beje me vendimin e KQZ-se per rivleresimin dhe rinumerimin e votave. Anetari i Komisionit te Ligjeve shprehu rezerva edhe ndaj trupes gjykuese duke theksuar se Kolegji i kishte te gjitha provat qe te jepte edhe dje nje vendim.
Zoti Gjiknuri si do ta konsideronit vendimin e sotem te Kolegjit Zgjedhor ne lidhje me kerkesen tuaj
Vendimi i sotem ishte nje vendim pushimi. Do te thote qe gjykimi ne themel akoma nuk ka perfunduar. Rruget ligjore nuk jane ezauruar .Kuptohet se PS ka dorezuar kerkese tjeter ne Kolegj pra qe ka te beje me ate akt te paligjshem te karakterit normativ qe ka legalizuar gjithe keto veprime te paligjshme qe ka kryer KQZ. Mund te them se KQZ ishte ne pozicionin qe edhe sot mund te jepte nje veprim te drejte dhe te bazuar ne ligj ate qe sot kerkon mbare publiku madje edhe institucionet dhe partneret nderkombetare sepse argumentet tona ishin te qarta.
Nuk doli asnje argument i kundert te provonte te kunderten e asaj qe ne pretendonim. Pra dorezimi i tabelave ishte bere konform ligjit KQZ i dispononte ato por kolegji nuk u investua ne themelin e problemit por u mjaftua se KQZ e ka nje vendim. Per te sqaruar publikun dhe per te mos krijuar asnje lloj amullie dhe coroditjeje veprimi ose te themi gjykimi ne themel i ketij akti nuk ka perfunduar por ne presim qe Kolegji te ushtroje tamam detyren qe i ka dhene ligji dhe te mos nenshtrohet nga presioni i qeverise.
Kjo do te thote se marrin fund shpresat per rezultatin per Tiranen
Kemi paraqitur edhe nje kerkese tjeter me aktin. Ka dy lloj mundesi juridikesh nje eshte per tabelen perfundimtare te rezultatit e cila goditet sipas Kodit Zgjedhor ne KQZ dhe akti tjeter qe ne e quajme te karakterit normativ dhe te dale jashte afatit dhe kompetence te KQZ qe e kerkojme te pavlefshme. Ky do te shqyrtohet neser sot.
Gjithsesi une dua ta them se Kolegji edhe sot ishte ne pozicion te mund ti jepte drejtim nje drejtesi e vertete edhe sot mund te jepej pasi i kishte te gjitha provat argumentet ligjore per te dhene nje pergjigje te duhur qe KQZ u pranua se ka shkelur afat megjithate nuk u kundershtuan edhe argumentet tona edhe nga ana e KQZ qe tabelat ata i dispononin sipas ligjit
A ua ka zbehur besimin te Kolegji Zgjedhor
Une akoma besoj se kolegji duhet te ngrihet pertej interesave partiake apo influences partiake se te gjithe po e kerkojme. Fatet e demokracise shqiptare varet nga puna e ndergjegjshme e ketyre njerezve dhe une shpresoj qe ata te kuptojne rendesine dhe peshen qe ka vendimi i tyre ne keto moment.