PS tri takime ne Kolegjin Zgjedhor

E para nga tre mundesite qe pritet te kete Partia Socialiste ne Kolegjin Zgjedhor per te rivendosur rezultatin e zgjedhjeve ka dale bosh paraditen e djeshme. Me shume se sa nje perpjekje reale ajo ngjante si nje faze parapergatitore per vendimin perfundimtar i cili do te vendose fatin e fituesit te kryeqytetit dhe do ndikoje ne fatin e zgjedhjeve ne te gjithe vendin.
Socialistet parashikojne tri takime me Kolegjin Zgjedhor ku permes strategjish te ndryshme synohet i njejti rezultat shpallja e vendimeve te KQZ-se per rivleresimin e votave si te paligjshem. Kjo sjell rikthimin e shifrave ne gjendjen fillestare te numerimit ligjor ku Edi Rama ka 10 vota me shume se Lulzim Basha. Dhe per te arritur ne kete pike socialisteve u duhet pikerisht te marrin noten 10 ne Kolegj.
Juriste te ndryshem jane shprehur se ne thelb kerkesa e PS-se eshte e drejte por ata jane te mendimit se eshte shume e rendesishme menyra se si do ti shkohet ceshtjes procedura hap pas hapi. Kjo do te beje diferencen.
Dje socialistet atakuan vendimin e KQZ-se marre si KZAZ e Tiranes per rivleresimin e votave por e kryen ate ne menyre indirekte. Baza e kerkeses se PS-se ishte detyrimi i KZAZ-se 49 Njesia bashkiake numer 5 ku u numerua edhe kutia e fundit qe te shpalle tabelen e rezultateve dhe detyrimi i KQZ-se si KZAZ e madhe e bashkise se Tiranes te shpalle rezultatin bazuar ne 11 tabelat permbledhese.
Kjo kerkese pa i hyre diskutimit nese eshte e drejte apo jo eshte e tejkaluar ne kohe pasi dje kur Kolegji e mori ne shqyrtim te dyja keto fakte kishin ndodhur. Por ne kerkesen e saj PS vendosi edhe klecken e atakimit qe ne themel te vendimit per rivleresimin e votave. Sipas socialisteve KQZ ka tejkaluar kompetencat ne shpalljen e rezultatit sepse kane kaluar afatet ligjore te vendosura nga Kodi Zgjedhor dhe se ne keto kushte KQZ nuk kishte me kompetencen per te ndryshuar tabelat.
Per te arritur tek rezultati i kerkuar socialistet do te kene nevoje tani per nje kerkese me te forte se e para pasi Kolegji mund te rrezoje vendimin e KQZ-se per hapjen e kutive dhe rivleresimin e votave vetem nese ai kundershtohet ne menyre direkte. Kjo eshte parashikuar te behet ne kerkesen e dyte e cila do te shqyrtohet paraditen e sotme nga Kolegji. Ne kete kerkese PS kerkon shprehimisht shfuqizimin e vendimit te marre nga KQZ ne rolin e KZAZ-se se madhe te Tiranes per rivleresimin e votave dhe ndryshimin e rezultatit.
Pranimi i kesaj kerkese shfuqizon cdo vendim te KQZ-se dhe e kthen situaten ne diten e pare kur pas numerimit te kutise se 485-te Edi Rama kryesonte me 10 vota.
Nese as kjo nuk ecen juristet shprehen se ka nje mundesi te trete dhe te fundit ligjore per socialistet. Kjo do te jete kerkesa e trete per kundershtimin e vendimit per shpalljen e rezultatit. Kjo do te behet ne dy faza. Faza e pare eshte kundershtimi i veprimeve te KQZ-se si KZAZ. Ky kundershtim do te behet ne KQZ dhe Ristani do te vendose nese veprimet e kryera prej tij si KZAZ jane apo jo te ligjshme.
Sipas te gjitha gjasave duke pasur parasysh menyren si eshte sjelle deri me tani KQZ dhe kryetari i saj kjo do te rrezohet nga KQZ-ja. Pas ketij rrezimi kjo do te shkoje ne Kolegj. Edhe ne kete kerkese socialistet kane mundesine qe te godasin vendimmarrjen e KQZ-se qe ne fillim te saj duke shpallur te gjithe proceduren si te paligjshme. Ne kete kerkese socialistet do te perfshijne te gjitha veprimet e marra nga KQZ per ndryshimin e rezultatit si vendimi per rivleresimin e votave vendimi per ndryshimin e tabelave te rezultateve te 11 minibashkive mosperputhjet ne tabelat e votave faktin qe sipas KQZ-se ne kuti ndodhen me shume vota se njerez qe kane votuar etj.
Hapi i pare i PS
Ankimimi ne kolegj me objekt detyrimin e KZAZ-se 49 Njesia bashkiake numer 5 ku u numerua edhe kutia e fundit qe te shpalle tabelen e rezultateve dhe detyrimi i KQZ-se si KZAZ e madhe e bashkise se Tiranes te shpalle rezultatin bazuar ne 11 tabelat permbledhese. Kjo parashikon shpalljen e vendimit pas numerimit te kutise se 485-te te Tiranes dhe jo pas ndryshimeve te bera nga KQZ. Permes kesaj kerkese edhe pse pa e shprehur qarte PS synonte rrezimin e vendimit te marre nga KQZ si KZAZ.
Hapi i dyte i PS
Kerkesa ankimore e socialisteve e cila do te shqyrtohet sot ne oren 10.00 ka si objekt Konstatimin e pavlefshmerise absolute te vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve date 18.05.2011 per vleresimin e fleteve te votimit per kryetarin e Bashkise te cilat jane gjendur ne kutine e gabuar. Permes kesaj kerkese PS kundershton ne menyre direkte vendimin per rivleresimin e fleteve dhe per pasoje shpalljen si te paligjshem te ndryshimit te rezultatit.
Nese kolegji e miraton kete kerkese vendimi detyron KQZ-ne qe te shpalle rezultatin bazuar ne tabelat permbledhese te 11 minibashkive ku fitues eshte Edi Rama me 10 vota para. Ne rast se Kolegji rrezon kete PS ka gati animimin e trete.
Hapi i trete ne varesi te vendimit te sotem te Kolegjit
Partia Socialiste ka gati edhe ankimimin e trete i cili do te behet fillimisht ne KQZ ku logjikisht pritet te rrezohet. Ligji parashikon qe vendimi i marre nga KQZ ne rolin e KZAZ-se se madhe te Tiranes te ankimohet nje here ne KQZ. Pas kesaj PS do e dergoje ne Kolegj. Edhe ne kete kerkese do te synohet rrezimi i vendimit te KQZ-se dhe shpallja nul e te gjitha veprimeve te kryera me pas. Ne kete rast socialistet do te perfshijne te gjitha veprimet e marra nga KQZ per ndryshimin e rezultatit si vendimi per rivleresimin e votave vendimi per ndryshimin e tabelave te rezultateve mosperputhjet ne tabelat e votave faktin qe sipas KQZ-se ne kuti ndodhen me shume vota se njerez qe kane votuar etj.
Sipas juristeve ky hap i trete mund te ndermerret nga PS nese edhe vendimi i sotem i Kolegjit eshte kunder tyre por ne rast se ky vendim i jep te drejte PS-se ankimimi i trete mund ti shkoje Kolegjit edhe nga PD.
REAGIMI I PS
Vendimi i pare i Kolegjit i pabazuar ne ligj
Partia Socialiste ka reaguar dje pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor duke u shprehur se ai eshte i pabazuar ne ligj. Por nga ana tjeter sipas socialisteve ky vendim nuk i pengon qe te kerkojne te drejten ne dyert e sistemit te drejtesise. Me poshte reagimi i plote
Partia Socialiste e Shqiperise e konsideron vendimin e sotem te Kolegjit Zgjedhor absolutisht te pabazuar ne ligj dhe teresisht te papranueshem.
Ky vendim flet qarte per veshtiresine e jashtezakonshme te dhenies se drejtesise ne kete vend dhe per pamundesine e trupit gjykues per te vendosur ne baze te ligjit e jo te rrethanave politike apo interesave vetjake te secilit gjykates. Megjithate Partia Socialiste do te vazhdoje ta kerkoje te drejten e saj ne dyert e sistemit te drejtesise duke shpresuar deri ne fund se gjyqtaret do te zbatojne Kushtetuten Kodin Zgjedhor dhe ligjet ne fuqi.
Partia Socialiste u ben publikisht thirrje gjyqtareve qe te japin drejtesi jashte cdo ndikimi politik dhe te mos harrojne per asnje cast se kjo ceshtje eshte nje ceshtje qe lidhet drejtperdrejt me interesat kombetare me demokracine e stabilitetin e vendit me drejtesine e drejte te pavarur e te pandikueshme per asnje arsye politike apo ngushtesisht vetjake.
Kodi i Procedures Civile neni 468
Gjykata e apelit kur konstaton se ceshtja nuk hyn ne juridiksionin gjyqesor si dhe kur padia nuk mund te ngrihej ose gjykimi nuk mund te vazhdonte prish vendimin edhe vendos vete pushimin e gjykimit te ceshtjes.
Neni 158
Llojet e vendimeve te Kolegjit Zgjedhor
1. Ne varesi nga ceshtjet ne shqyrtim Kolegji Zgjedhor vendos
a pushimin e gjykimit
b gjykimin e ceshtjes ne themel ose
c detyrimin e KQZ-se per te marre vendim.
2. Pushimi i gjykimit vendoset kur Kolegji Zgjedhor konstaton se ankimi eshte paraqitur jashte afateve te percaktuara ne kete Kod ose per mungese kompetence. Kur Kolegji Zgjedhor vendos mungesen e kompetences ia dergon ceshtjen organit kompetent.
3. Me gjykimin e ceshtjes ne themel Kolegji Zgjedhor vendos pranimin e plote apo te pjesshem te padise ose rrezimin e plote apo te pjesshem te saj.
4. Kolegji Zgjedhor vendos detyrimin e KQZ-se per te marre vendim ne zbatim te pikes 2 te nenit 145 te ketij Kodi. Ne kete rast Kolegji Zgjedhor cakton afat te prere per marrjen e vendimit jo me te gjate se 10 dite.
5. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor eshte i formes se prere. Ndaj tij nuk behet ankim.
6. Kolegji Zgjedhor eshte i detyruar te zbardhe vendimin jo me vone se tre dite nga data e dhenies se tij.