Gjiknuri: Kolegji vendosi politikisht
10/06/2011 Socialistët analizojnë arsyetimet për vendimin që rrëzoi kërkesëpadinë e tyre
“Në thyerje të plotë të Ligjit Zgjedhor dhe Kushtetutës nuk u dha asnjë argumentim ligjor”
Oli Xhilaga
“Kolegji Zgjedhor ka shkelur rëndë ligjin kur ka bërë interpretimin e vendimmarrjes dhe kjo pasqyrohet në disa pika të dhëna në argumentimin e vendimit.” Ky ishte konstatimi i ardhur dje nga Partia Socialiste, lidhur me vendimin e këtij institucioni mbi kërkesëpadinë e socialistëve. Përmes një liste të gjatë argumentesh, deputeti socialist Damian Gjiknuri akuzoi Kolegjin Zgjedhor se as më shumë e as më pak me qëndrimin e saj vërtetoi pretendimin e PS-së për ndikime politike në vendimmarrje.
Akuza
Partia Socialiste, në analizën e hollësishme që i ka bërë vendimit të zbardhur nga Kolegji Zgjedhor mbi kërkesëpadinë e kësaj partie për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë, ka arritur në përfundimin se arsyetimi për këtë vendimmarrje ishte tërësisht politik. Deputeti socialist Damian Gjiknuri, duke iu referuar arsyetimit prej 19 faqesh të këtij vendimi, lëshoi një akuzë të drejtpërdrejtë në adresë të trupës gjykuese që mori në shqyrtim kërkesëpadinë e socialistëve. “Kolegji, në thyerje të plotë të Ligjit Zgjedhor dhe Kushtetutës nuk ka dhënë asnjë argumentim ligjor, por ka përdorur për rrëzimin e kërkesës arsyetime që më shumë u ngjajnë deklaratave të lidershipit demokrat”, vuri në dukje Gjiknuri gjatë fjalës së tij, lidhur me një çështje të tillë.
Qëndrimi
Në vlerësimin e socialistëve, shkelja e afatit kohor është vetëm një prej tyre, pasi, sipas tyre, ky institucion ka bërë shkelje të tjera edhe më të rënda. Konkretisht, për Gjiknurin, pavarësisht faktit se në arsyetim merret e mirëqenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të këqyrë të gjitha fletët e votimit, hetimi është ndalur vetëm në një pjesë të kutive. “KQZ ka hetuar vetëm 117 kuti. Ka mbi 2 mijë kuti, por KQZ hapi vetëm 117 prej tyre. Në arsyetimin e Kolegjit del sikur KQZ ka këqyrur të gjitha kutitë”, nënvizoi deputeti Gjiknuri. Gjithashtu, në argumentet e sjella nga PS rezultoi se Kolegji Zgjedhor, në mbështetje të vendimit të dhënë, ka përdorur edhe referenca në Kushtetutë, të cilat sipas Gjiknurit nuk ekzistojnë ose janë të kundërta me ato për të cilat citohen. Për këtë arsye, Gjiknuri iu referua konkretisht faqes 18 të vendimit, kur tha se në këtë pjesë i bëhet referencë nenit 45 të Kushtetutës, nen që citohet në vendim se përcakton detyrimin kushtetues për vlerësimin e votës me argumentin se e lejon KQZ të vlerësojë dhe numërojë. “Kjo është lajthitje me ose pa dashje. Në Kushtetutë nuk përcaktohet detyrimi i KQZ për të numëruar çdo votë. Ligji Zgjedhor mishëron parimet e Kushtetutës. Është shqetësuese se si një arsyetim politik i përdorur nga PD për të numëruar çdo votë gjen vend në arsyetimin e Kolegjit, pasi nuk ka asgjë të bëjë me nenin 45 të Kushtetutës”, vlerësoi Gjiknuri gjatë fjalës së tij.
Argumenti i PS-së
Nisur nga arsyetimet e ofruara nga Kolegji Zgjedhor mbi vendimin e marrë prej tij, ku ndër të tjera ky institucion i referohet nenit 45 të Kushtetutës, PS i referohet pikërisht këtij neni për të argumentuar qëndrimin e pambështetur në ligj të trupës gjykuese. Neni 45 citon se:
1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.
2. Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht.
3. Të dënuarit që janë duke vuajtur dënimin me heqje të lirisë, kanë vetëm të drejtën për të zgjedhur.
4. Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.