QSUT, farmacitë e spitaleve në krizë për barnat
10/06/2011 Tejkalohen afatet për furnizimin, drejtuesit justifikohen me burokracitë në realizimin e tenderëve
Kriza e barnave ka pllakosur tashmë të gjitha shërbimet mjekësore në qendrën më të madhe spitalore në vend, “Nënë Tereza”. Prej muajsh të tërë, pacientët detyrohen të blejnë vetë gjithçka, në të kundërt vënë në rrezik shëndetin e tyre, pasi farmacitë e spitalit janë bosh. Më e rëndë situata paraqitet për shërbimet e onkologjikut, ku mungesa e citostatikëve është e theksuar, por me këtë mungesë të stërzgjatur barnash përballen edhe shërbimet e tjera, si sëmundjeve të brendshme, kirurgjisë, urologjisë, pediatrisë etj.
Për vite të tëra me radhë kjo qendër spitalore raporton të njëjtën situatë problematike të mosngopjes me barna, çka rëndon mbi kurrizin e pacientëve, të cilët krahas sëmundjes duhet të shqetësohen edhe për faturën e kripur që duhet të paguajnë pranë farmacive private për marrjen e barnave të përshkruara në recetën e mjekut. Pothuajse të gjithë drejtuesit e QSUT, ndër vite janë justifikuar se shkak për këtë situatë bëhen procedurat burokratike për realizimin e tenderëve. Rreth dy muaj më parë, kreu i QSUT, Saimir Ivziku, pati pohuar se ky ngërç do të merrte zgjidhje gjatë muajit maj. Por kjo duket qartë tashmë, pasi ndodhemi në qershor dhe situata vijon të mbetet në të njëjtat nivele shqetësuese. Fakt ky që është pranuar sërish nga kreu i këtij institucioni spitalor, i cili gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se po punohet për t’i dhënë zgjidhje këtij ngërçi brenda muajit qershor. Ivziku ka rikonfirmuar edhe gjatë ditës së djeshme se shkak për këtë situatë është ligji i prokurimeve, pasi çdo vit në këtë periudhë krijon boshllëqe. “Periudha maj-qershor koincidon me mungesa të ilaçeve, për faktin se procedurat e prokurimit pengojnë një furnizim normal për kërkesat që kanë institucionet”, ka pohuar gjatë ditës së djeshme Ivziku, duke shtuar se gjithë administrata po punon për të përmirësuar këtë situatë e brenda qershorit pritet të nisin furnizimet e para me ilaçe dhe materiale për urgjencat mjekësore. “Nuk kemi marrë ende asnjë ofertë, që do të thotë se ky grup ilaçesh do të hidhet përsëri në tender”.
Sipas tij, kjo problematikë vjen edhe për shkak të numrit të lartë të pacientëve që i drejtohen kësaj qendre për kurim, ku çdo ditë pohohet se trajtohen rreth 13 mijë pacientë, duke përfshirë edhe ata të rretheve. Më tej, Ivziku sqaron se, ndonëse ka fonde për këtë qendër spitalore, në këtë situatë emergjente nuk mund të kryejë blerje me prokurim të drejtpërdrejtë. Megjithatë, në listat e pritjes për furnizimin e farmacive të spitalit gjenden rreth 200 medikamente bazë, të përcaktuara sipas kërkesave më të domosdoshme të vetë pavijoneve. Kjo do të thotë se edhe sjella e këtyre barnave nuk do mundet t’i japi zgjidhje mungesës së barnave, pasi shumë prej tyre do mbeten ende në mungesë. Kjo duke qenë se lista e hartuar përmbush vetëm një pjesë të vogël të barnave të përcaktuara nga pavijonet, ndërkohë që kërkesat raportohen të jenë shumë herë më të larta. Kështu shpresa e vetme e pacientëve për sigurimin e tyre do të jenë vetëm farmacitë private jashtë spitalit, kundrejt faturave të kripura të çmimeve.
Akreditimi i shërbimeve mjekësore
Interesit për akreditimin e shërbimeve mjekësore që ofrojnë ndaj pacientëve i janë përgjigjur vetëm një pjesë e vogël e institucioneve spitalore në vend, duke përfshirë ato publike dhe private. Kreu i qendrës së akreditimit, Isuf Kalo, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se aktualisht i janë përgjigjur dy spitale private dhe kanë shfaqur interes edhe disa publike. “Qendra Universitare ‘Nënë Tereza’ ka krijuar një qendër koordinatorësh të cilësisë, spitali i Durrësit gjithashtu po fillon me njohjen e standardeve. Kemi qendra stomatologjike, farmaci që janë interesuar që të fillojë procesi. Kemi disa spitale jopublike, të cilat kanë ardhur dhe kanë shprehur interesin të fillojnë procesin”, ka pohuar Kalo. Megjithatë, të gjitha institucionet mjekësore në vend, qofshin këto private apo publike, në një hark kohor prej dy vjetësh duhet të kenë përfunduar procesin e akreditimit. Për këtë, Kalo pohon se brenda këtij harku kohor të gjitha spitalet kanë mundësinë dhe kohën e mjaftueshme për të vetëkorrigjuar mangësitë dhe problemet që kanë. “Kur do kryhet akreditimi, kjo do të varet nga shpejtësia me të cilën institucionet do të masin standardet, nga shpejtësia se si ato do t’i vetëkorrigjojnë ato standarde. Qendra jonë do t’u përgjigjet kërkesave të tyre pa u bërë presion, sepse ne duam që procesi i akreditimit të jetë procesi i përmirësimit të vullnetshëm, të brendshëm, të qëndrueshëm dhe jo një fushatë e bërë me urdhra apo me dekrete”, ka përfunduar Kalo.
Barnat që mungojnë
Situata më kaotike paraqitet pranë pavijonit onkologjik, ku mungesa e theksuar e citostatikëve është kthyer në pengesë serioze për trajtimin në kohë të sëmundjeve të rënda tumorale. Ky pavijon klasifikohet si më problematiku, edhe për faktin se kur bëhet furnizimi me barna, është ndër të parët që i mbaron brenda një kohe shumë të shkurtër, duke i detyruar pacientët t’u rikthehen faturave të kripura të privatit. Njëkohësisht të rriskuar nga mungesa e barnave janë edhe të sëmurët me zemër, e veçanërisht ata që u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Kjo pasi receta për trajtimin e mëparshëm përmban një listë të gjatë medikamentesh, të cilat mund të sigurohen vetëm në rrugë private, ndonëse pacienti mund të jetë pjesë e skemës së sigurimeve