Konsulli i shkarkuar padit në gjykatë ministrinë
10/06/2011 Dritan Hila kërkon rikthimin në punë
TIRANE-Ish-konsulli i Shqipërisë në Milano, Dritan Hila, ka paditur në gjykatë Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku kërkon prej saj dëmshpërblim për muaj e mbetur pa punë dhe rikthimin në vendin e mëparshëm. Padia civile është depozituar në fund të muajit maj dhe objekti i saj është kërkesa për shfuqizimin e aktit administrative nr. 56 të datës 18 shkurt 2011 të nxjerrë nga drejtuesit e Ministrisë të Punëve të Jashtme. Në padinë civile ish-diplomati argumenton se shkarkimi i tij nga detyra është bërë në mënyrë të kundërligjshme dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së tij ai s’ka thyer asnjëherë kodin moral dhe disiplinën e diplomatit. Mësohet se urdhri për shkarkimin e Hilës u mor menjëherë sapo u konstatua se në shtypin shqiptar ishin botuar nga diplomati disa shkrime që kritikonin marrëveshjen e qeverisë shqiptare me atë greke, lidhur me ndarjen territoriale të kufijve ujorë në detin Jon. Por jo vetëm kaq, pasi si argument i shkarkimit janë përdorur dhe disa shkrime të tjerë, ku Dritan Hila kritikon raportin e Dick Martit për trafikun e organeve gjatë luftës së Kosovës.