Gjiknuri: Ligji antimafia është antikushtetues
“Për ironi i vetmi justifikimin e nevojës së këtij ligji nga ana e mazhorancës është gjoja konfuzioni që ka krijuar vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë, i cili në thelb ka vendosur një standard të lartë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, standardin që sekuestro mund të zbatohet vetëm kur ka një dyshim të arsyeshëm”, tha Damian Gjiknuri, deputet i PS-së.
Ai tha se ky projekt synon të përfshijë si subjekte të këtij ligji çdo person apo qytetar mjafton që ai të demostrojë një nivel të caktuar jetese, i cili mund të mos përputhet me të ardhurat e tij.
“Ky ligj në mënyrë krejt antikushtetuese merr përsipër të amendojë ligje që kërkojnë 3/5 e votave për miratim, pasi de facto amendon Kodin e Procedurës Penale apo ligjin Për Gjykatën e Krimeve të Rënda. Nuk është e rastit që shoqatat e avokatëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve e kanë kundërshtuar miratimin e këtij ligji, si dhe kanë paralajmëruar rreziqet që mund të vijnë prej zbatimit të tij”, vijoi më tej, Gjiknuri.
Ai shtoi se miratimi i këtij ligji ka gjasa të kthehet në një problem për respektimin e lirive dhe të drejtave themelore.