E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria hapa para në luftën kundër korrupsionit”

Deklarata është bërë nga ministri i Shtetit, Genc Pollo i cili ka informuar mediat mbi vlerësimin e kësaj organizate ndihme, që është themeluar në vitin 2004 nga Presidenti Bush dhe Kongresi i SHBA-së.

Përsa i përket luftës kundër korrupsionit, z. Pollo theksoi se "Shqipëria është ngritur mbi vijën mesore të përcaktuar nga Korporata, si treguesi thelbësor i një vendi". 

Një vlerësim i tillë, sipas z. Pollo "do të thotë se Shqipëria i afrohet programit Kompakt që është forma më e lartë e ndihmës që parashikon Korporata". "Dua të vlerësoj ndihmën e deritanishme të qeverisë së SHBA-së, taksapaguesve amerikanë, Korporatës dhe USAID-it, përmes së cilës janë realizuar QKR, QKL, Prokurimi Elektronik, përdorimi elektronik i dokumentave tatimore.

Përmes kësaj ndihme pritet të realizohen edhe Gjykatat Administrative, deklarimi dhe pagesa elektronike e tatimeve, Agjencia e Planifikimit të Territorit, që zgjidh problemin e lejeve të ndërtimit etj", tha z. Pollo duke shtuar se "këto projekte do të reduktojnë korrupsionin, pakësojnë varfërinë dhe nxisin zhvillimin social dhe ekonomik në vend".

Shqipëria ka përfituar rreth 35 milionë dollarë në kuadër të dy fazave të para të programit Prag të Sfidës së Mijëvjeçarit. Programi Prag i Sfidës së Mijëvjeçarit është forma më e thjesht e ndihmës që mund të ofrojë SHBA, ndërkohë që tani pritet të përcaktohet mbështetja në kuadër të programit Kompakt.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›