E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiknuri Manovra jone pas tentatives se PD-se

Opozita

Loja e padive e zhvilluar dje ne Kolegjin Zgjedhor eshte cilesuar nga perfaqesuesi socialist Damian Gjiknuri si nje menyre legale per te arritur ne trajtimin e drejtperdrejte te pretendimit te PS-se per pavlefshmeri te zgjedhjeve ne Tirane. Menjehere pas perfundimit te seances se djeshme te Kolegjit Zgjedhor ai ka sqaruar opinionin mbi arsyet e levizjes socialiste qe konsistoi ne terheqjen nga njera prej padive te depozituara. Ne hoqem dore pasi pame nje tentative te PD-se per te bashkuar bashke dy ceshtje qe nuk mund te bashkoheshin...Themi se ceshtja nuk ka perfunduar ka akoma nje padi te PS-se dhe presim qe Gjykata te marre nje vendim te drejte per te ne menyre qe thelbi i kerkeses sone per pavlefshmeri te jete thelbi i gjykimit. Padia tjeter ka te beje me detyrimin qe duhet ti bente Kolegji KQZ-se qe te shqyrtonte kerkesen tone per pavlefshmeri te zgjedhjeve...Ne ndoqem kete rruge hoqem dore nga ajo padi per ti hapur rruge thelbit te kerkeses sone pavlefshmerise se zgjedhjeve per Tiranen - sqaroi Gjiknuri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›