E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta e avokateve ne Kolegj shtyn vendimin per Tiranen

PS terhiqet nga pavlefshmeria dhe kuron rikthimin e shqyrtimit ne KQZ

Finalja e procesit zgjedhor te 8 majit ne Tirane mbetet ende peng i taktikes juridike te ndjekur nga dy partite e interesuara. Kjo eshte manifestuar edhe ne seancen e djeshme ne Kolegjin Zgjedhor i cili ka dhene nje vendim pa produkt konkret per Bashkine e Tiranes. Trupa e gjyqtareve e drejtuar nga relatori Astrit Kalaja ka pranuar nenet 156 158 te Kodit Zgjedhor terheqjen e Partise Socialiste dhe pushimin e gjykimit per kerkesen per pavlefshmeri ne 284 Qendra Votimi duke vendosur shqyrtimin sot te kerkeses tjeter te saj ate te 2 korrikut qe i kerkon Gjykates te urdheroje Komisionin Qendror te Zgjedhjeve te marre ne shqyrtim ankimin e PS-se ndaj vendimit 1158 qe shpall Lulzim Bashen fitues me 93 vota ndaj rivalit Edi Rama. Nisur nga procedimi i deritanishem si objekt kerkimi ne Kolegj pretendimi i PS-se parashtrohet me padi ndaj vendimit 1160 te KQZ-se me ane te te cilit kjo e fundit nuk pranoi te konsideronte si te vlefshem ankesen e saj per tabelat dhe pavlefshmerine. Mberritja deri ne kete pike ka kaluar nga dy levizje taktike te konsumuara brenda te njejtes seance nga te dyja palet e interesuara si PD-ja ashtu edhe PS-ja. Keshtu ne hapje pala demokrate kerkoi qe te dyja kerkese-padite socialiste te bashkohen ne nje te vetme se bashku me nje padi te Partise Bashkimi Popullor i Pensionisteve meqenese thelbi i tyre mbetet pavlefshmeria. Pra si padia e 30 qershorit qe kundershtonte vendimin e KQZ-se per shpalljen e rezultatit dhe pavlefshmeri per 284 QV ashtu edhe ajo e 2 korrikut qe lidhej me vendimin 1160 te KQZ per moskompetence ne trajtimin e ankimit te PS-se per pavlefshmerine sipas PD-se ngrihen mbi te njejtin thelb. Pas ketij propozimi gjykata ka kerkuar pushim per tiu lene paleve kohe qe te njihen me kerkesen e PD-se. Me rifillimin e seances socialistet te asistuar ne perfaqesimin e tyre edhe nga tre deputetet Xhafaj-Gjiknuri-Subashi permes juristit te tyre Arjan Salati kane hedhur nje hap tjeter duke vene ne dijeni Kolegjin per terheqjen nga padia e pare per pavlefshmeri dhe duke kerkuar pushimin e gjykimit per te. Replika nga pala demokrate ka qene e menjehershme teksa juristi Ivi Kaso e ka cilesuar veprimin e PS-se si diversion dhe shfaqje e mungeses se besimit ndaj gjykates. Me tej ai ka kerkuar nga Kolegji qe paraprakisht te shprehet per kerkesen e PD-se per bashkimin padish dhe mandej te vleresoje pretendimin e ri socialist. Ne kunderpergjigje Salati eshte shprehur se veprimi i PS-se bazohet ne Kodin e Procedures Civile qe parashikon te drejten per terheqje te padise. Madje kjo eshte dispozite edhe ne Kodin Zgjedhor qe e njeh kete te drejte pervecse ne rastet kur Kodi Zgjedhor parashikon ndryshe. Pas kerkeses se re te socialisteve trupa e gjyqtareve eshte terhequr per te marre nje vendim te cilin nuk ka munguar edhe ta jape pas rreth 30 minutash. Relatori Kalaja ka percjelle vendimin sipas te cilit Kolegjit pranon kerkesen e PS-se bazuar mbi nenet 156 dhe 158 te Kodit Zgjedhor duke pushuar gjykimin mbi kerkese-padine e 30 qershorit 2011 per ti hapur rruge sot shqyrtimit te padise tjeter socialiste asaj te 2 korrikut 2011. Per kete te fundit do te jete trupa e gjyqtareve e drejtuar nga relatorja Sashenka Jonuzi ajo qe do te vendose sot ne oren 1000 paradite. Pra Kolegji sot do te duhet te shprehet nese do te urdheroje KQZ-ne qe te marre ne shqyrtim kerkesen ankimore te PS-se per kundershtimin e vendimit 1158 per miratimin e tabeles permbledhese te rezultateve ne zonen zgjedhore Bashkia Tirane dhe shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve ne 284 QV ose lenien ne fuqi te procedures se ndjekur deri me tani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›