Orban kujtohet ne fund te mandatit Jepjani statusin kandidat Shqiperise
Kryeministri i Hungarise vendi i te cilit kishte kryesimin e radhes te BE-se ne 6 muajt e pare te ketij viti Viktor Orban u ka derguar nje memorandum lidereve te vendeve te tjera te Bashkimit Europian me te cilin kerkon nje riangazhim me te fuqishem ne Ballkanin Perendimor. Duke folur per situaten ne vendet e rajonit Kryeministri hungarez eshte ndaluar edhe ne situaten ne vendin tone. Orban ka theksuar se Shqiperise deri ne fund te vitit do te duhej ti jepej statusi i vendit kandidat sepse sipas tij debatet e tashme politike nuk e kane rrezikuar funksionimin e demokracise ne Shqiperi. Kryeministri i Hungarise posacerisht ka permendur suksesin qe eshte arritur me Kroacine e cila tashme ka permbyllur negociatat e anetaresimit dhe ka kerkuar nje rifokusim ne procesin e zgjerimit ne vendet e Ballkanit Perendimor duke nenvizuar se eshte evidente se ne Bashkimin Europian nuk ka ndonje vullnet te madh te zgjerimit te BE-se dhe se kjo duhet ndryshuar. Sa i perket Kosoves Kryeministri hungarez ka deklaruar se mbeshtet nisjen e dialogut per liberalizim te vizave me Kosoven. Nuk mund te mbeten vrima te zeza ne harten e Europes dhe per kete kemi nevoje te forcojme perspektiven europiane te Kosoves. Ne te gjithe jemi te vetedijshem se kjo eshte posacerisht e veshtire per arsyen se jo te gjitha vendet anetare te BE-se e kane njohur Kosoven. Por ne mund te bejme progres ne fushen sic eshte adoptimi i nje udherrefyesi per liberalizimin e vizave - thuhet ne deklaraten e Kryeministrit hungarez.