Kaso: Kolegji të rrëzojë kërkesën e PS-së

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Ivi Kaso ka kërkuar sot nga Kolegji të rrëzojë kërkesën e Partisë Socialiste për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 284 qendra votimi në kryeqytet.
Duke folur në seancën e Kolegjit Kaso ka theksuar se nuk ka shkaqe që zgjedhjet të cilësohen të pavlefshme.
Sipas tij beteja e Partisë Socialiste është për rezultatin e zgjedhjeve dhe jo për pavlefshmërinë e tyre.