E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapja e kutive, debate PD-PS në komisionin e reformës zgjedhore

Komisioni parlamentar për reformën zgjedhore është përfshirë sot nga debatate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me pocedurat e hapjes së kutive të votimit.
 

Në një prononcim për mediat, Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi ka theksuar se Propozimi i PS-së për hapjen e  kutive me materialet zgjedhore që sipas tij  do të prishte kompromisin e arritur më herët sa i përket punës së komisionit të reformës zgjedhore.
 

“Kishin rënë dakort që materialet zgjedhore të mos hapeshin në qendrat e votimit përveç rasteve ku kontatohen mangësi dhe KQZ-ja do t`i hapte vetëm nëse do të ketë ankimim” theksoi Bylykbashi.

Sipas tij është bërë një formulë që ndryshon konsensusin e arritur dhe do të krijonte një problem të madh sepse nëse hapen kutitë kjo gjë do shtonte ngarkesën e punës dhe do të rrënonte procesin ankimor.

Ndërkohë komisioni i reformës zgjedhore ka miratuar sot edhe 30 nene përsa i përket numërimit elektornik të votave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›