LSI: Politika të përmbushë reformat për marrjen e statusit

Sekretari i LSI-së, Luan Rama
Lëvizja Socialiste për Integrim iu ka bërë sërish thirrje forcave politike që angazhohen maksimalisht në përmbushjen e 12 kritereve të Bashkimit Europian.
Deklaratat i ka bërë sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, i cili theksoi se vizita e komisionerit Fyle në Tiranë ishte një mbështetje për Shqipërinë në marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian.
Përmbushja me sukses e 12 kritereve të Bashkimit Europian, është padyshim sfida më e madhe e politikës shqiptare dhe për LSI-në është me rëndësi të përshpejtohet ritmi i reformave dhe të gjithë aktorët politikë duhet të fokusohen tek plotësimi i kushteve që nënvizoi Fule theksoi Rama, ndërsa shtoi se të gjitha reformat duhet të përfundojnë përpara se të shkohet tek zgjedhja e presidentit të ri.
Luan Rama ka theksuar se klasa politike në vend duhet të tregojë maturi në përmbushje të të gjitha reformave të kërkuara. Ai theksoi se LSI-ja do të vijojë të japë kontributin e saj në këtë drejtim
Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat. Klasa politike duhet të domosdoshmërisht të tregoj atë nivel maturie që ka shoqëria shqiptare. LSI-ja si gjithnjë do të vazhdojë të jetë kontribuojë duke investuar që të përmbushen të gjitha reformat shtoi më tej sekretari i LSI-së, Rama. /E.L/