Gjiknuri: Reforma zgjedhore pas 24 majit

Kur kanë mbetur edhe tre ditë, komisioni përkatës nuk ka bërë ndonjë hap domethënës në këtë drejtim. Bashkëkryetari i komisionit, Damian Gjiknuri, thotë se me shkuarjen e kryeministrit Berisha në Çikago, negociatat nuk kanë vazhduar.
“Me ikjen e Berishë në Çikagos, janë zhdukur dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike, me të cilët bisedonim dhe konsultoheshim për të arritur afatin e dhënë dhe nga Komisioni Evropian për këtë reformë, që është 24 maji. Me shumë gjasa reforma zgjedhore do të shtyhet për shkak të zgjedhjes së Presidentit të ri, pasi mazhoranca ka ngrirë çdo negociatë dhe diskutim rreth saj”, citon “Panorama” deputetin socialist, Gjiknuri.
Partia Demokratike me atë Socialiste ndahen në disa çështje për Reformën Zgjedhore, ku pika kryesore është formula e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Socialistët kërkojnë që anëtari i shtatë i këtij institucioni, duhet të propozohet nga institucione të pavarura dhe të vijë nga gjyqësori, por mazhorancë kërkon që të mbetet formula aktuale, ku kryetari dhe tre anëtarët e tjerë të Komisionit vijnë prej radhëve të saj.
2012-05-21 09:18